Futboll Seria A Sport

AJKA E FUTBOLLIT ITALIAN/ Juventusi ka një “përbindësh” që vlen më shumë se Ronaldo

Mandzukic ka shënuar tetë gola në kampionat, pothuajse të gjithë kundër rivaleve kryesore të Juventus-it: dy ndaj Napoli-t, që mban vendin e dytë në renditje, dhe më pas nga një kundër Lazio-s, Milan-it, Inter-it dhe Roma-s. Ajka e futbollit italian, me pak fjalë, është përkulur para tij: nuk ka një ekip që të ketë marrë pjesë në kompeticionet europiane që të mos jetë ndëshkuar nga “Super Mario”. Dhe të mendosh se jemi vetëm në fazën e parë.

Këto skuadra, në të kundërt, nuk kanë pësuar asnjë gol nga Ronaldo, me përjashtim të Milan-it. CR7 ka shënuar 11 gola, por ai më me “peshë”, përveç atij kundër kuqezinjve, ka qenë në derbin kundër Torino-s. Më pas ka ndëshkuar të voglat: Empoli (2), Frosinone, Udinese, Spal e me radhë.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se Mandzukic është më i mirë se Ronaldo, por në këtë sezon ka patur një ndikim më të madh se portugezi. Nga ana tjetër, ai e ka ves të jetë vendimtar në ndeshjet e rëndësishme. Për shembull, në Champions-in e fundit të fituar nga Bayern (2013), një nga dy golat e shënuar në finale e ka realizuar Mario, ashtu siç ka qenë ai dhe jo Higuain që i ka dhënë një shpresë Juventus-it në finalen e humbur 4-1 kundër Real Madrid.

Gjithashtu, ai ka realizuar tre gola në Botëror: një vendimtar në 1/8-at, atë të fitores në kohën shtesë të gjysmëfinales kundër Anglisë, dhe një në finale (natyrisht). Manduzkic është si një përbindësh: kur duhet goli që peshon shumë, ai nuk mungon kurrë. Megjithatë, ekziston përshtypja se ai është nënvlerësuar shpesh gjatë karrierës së tij.

Bayern-i i Guardiola-s, për shembull, e ka lënë të largohet pa u menduar gjatë: nëse duam të përmirësohemi, na duhet një qendërsulmues i ndryshëm. Kanë marrë Lewandowski-n, një sulmues i madh padyshim, por nuk janë kthyer më në finalen e Champions League. Atletico Madrid e ka lënë të largohet pas vetëm një sezoni dhe vetë Juventus ka menduar se, për të fituar Champions-in, ai nuk mjaftonte dhe se duhej Higuain. Fatmirësisht për bardhezinjtë, Allegri është një nga ata që i shikon gjërat siç janë: merrni kë të doni, por Mario nuk lëviz.

Related posts

NË MILANO NDIZET “ALARMI”/ Inter luan sezonin ndaj Benfikës, Inzaghi vjen me ndryshime

F.autor

Para ndeshjes finale madrilienët marrin lajmin shokues për sulmuesin…

Sadik.Autor

MERKATO E JANARIT/ Sulmuesi i Shpresave i mahnit të gjithë, zbulohen 5 klubet që duan shërbimet e tij

Delo.autor

Leave a Comment