Futboll Premier League Sport

AKTI RACIST/ Hodhi LËKURË BANAEJE ndaj Aubameyang, tifozi i Tottenham e PËSON KEQ

Arsenali mposhti Tottenhamin me rezultatin 4-2 në derbin e Londrës, të zhvilluar në “Emirates Stadium”, por pasditja nuk shkoi aspak mirë për një nga fansat e skuadrës së Pochettinos.

Ai provokoi duke hedhur një lëkurë bananeje drejt sulmuesit të “topçinjve”, Pierre Emenike Aubameyang, teksa ky i fundit po festonte golin e parë të shënuar në portën e Hugo Lloris.

Por forcat e sigurisë e identifikuan menjëherë nëpërmjet kamerave, e morën nga shkallët e stadiumit dhe e vunë nën masën e arrestit tifozin, që tani do të përballet me pasojat e gjestit aspak të hijshëm të tij.

Në Angli i kanë shpallur “Zero tolerancë” racizmit, ndaj përveç gjobës së majme, tifozi i Tottenhamit do të përballet edhe me një pezullim të gjatë të hyrjes nëpër stadiume.

Pikërisht Anglia është nga të paktat vende në botë, që ka hequr dorë nga dënimet kolektive, pasi identifikon dhe dënon përgjegjësit e shkeljeve të konstatuara.

Related posts

BESON SE SHAQIRI KA ENDE PËR TË RIKUPERUAR/ Klopp sqaron: Ja përse nuk e aktivizoj shumë minuta në fushë

Delo.autor

TË GJITHË E PRESIN TEK JUVENTUS/ Do të befasoheni ku ndodhet së fundmi De Ligt (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ U largua nga Partizani, mbrojtësi Bitri zgjedh ekipin e ri

Delo.autor

Leave a Comment