Futboll Ligue 1 Sport

ALARMON PSG-NË/ Sulmuesi brazilian braktisi lojën pas një…

Neymar u zëvendësua në ndeshjen e PSG ndaj Bordeaux, të dielën, pas një lëndimi në shpinë. Sulmuesi brazilian, i cili hapi rezultatin e ndeshjes, përpara se Jimmy Briand të barazonte në pjesën e dytë, u tërhoq nga loja me telashe të dukshme, pas 57 minutash.

Neymar u nis drejt tunelit për të marrë trajtim mjekësor, pasi u zëvendësua nga Eric Maxim Choupo-Moting. Situata e 26-vjeçarit nuk duket serioze, por trajneri Thomas Tuchel u pa të jetë i shqetësuar për yllin e tij.

Unë mendoj se është i njëjti lëndim, por ende nuk e kam parë, – tha Tuchel për “Canal +”, pas ndeshjes. – Duhet të jemi të kujdesshëm me të, nuk ishte problem nëse nuk luante sot. Shpresojmë se do ta kemi gati për ndeshjen e radhës”.

Neymar tha se luajti i pariaftësuar plotësisht ndaj Liverpool-it, në fitoren 2-1 të Ligës së Kampionëve, të mërkurën: Nuk isha 100 përqind, por bëhej fjalë për një ndeshje tepër të rëndësishme. Kësisoji, i dëmtuar apo jo, duhej të isha atje”.

Goli i Neymar kundër Bordeaux ishte i 30-ti për të në 32 ndeshje të Ligue 1, që kur u bashkua me PSG nga Barcelona si transferim rekord botëror, në gushtin e kaluar.

Related posts

Nis Bundesliga, Kovaç vetëm për fitore: Ja si e binda Levandovskin të qëndrojë

Isa.Autor

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta ish-drejtori i stadiumit “Selman Stërmasi”

Delo.autor

SAGA “ICARDI” VAZHDON TEK INTERI/ Ylli argjentinas rikthehet “zikaltër” në prag të derbit Milanez

Delo.autor

Leave a Comment