Futboll La Liga Sport

BASHKËLOJTARI E PRANON/ Jordi Alba: Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, duhet të…

Jordi Alba këmbëngul se liderët e La Liga-s janë të lumtur me Ousmane Dembele, por pranoi se francezi ka nevojë për përmirësim jashtë fushës. Dembele, 21 vjeç, ka pasur çështje disiplinore këtë sezon, por tregoi talentin e tij me një gol individual të mahnitshëm kundër Tottenhamit, në Ligën e Kampioneve, të martën.

Pavarësisht nga kjo performancë, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, pranoi se Dembele nuk ishte i amnistuar, sidomos pas shkuarjes e dy orë vonesë në trajnim. Alba dhe shokët e tij të skuadrës nuk kanë problem me ndërkombëtarin e Francës, megjithëse mbrojtësi spanjolli zbuloi se sjellja jashtë fushe e Dembele ka nevojë për përmirësim.

Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, – tha Alba. – Dembele është i ri, ndërsa dhomat e zhveshjes nuk kemi pasur ndonjë problem. Në fund të ditës, ai luan mirë. Gjërat mund të përmirësohen jashtë fushe, por ne jemi të lumtur me të”.

Në 20 ndeshje për Barcelonën këtë sezon, Dembele ka kontribuar me 9 gola dhe 5 asiste, teksa ish-sulmuesi Robert Pires ka sugjeruar që katalanasit nuk duhet ta konsiderojnë shkëmbimin e tij me Neymar.

Lionel Messi, gjithashtu, ka dalë në mbrojtje të Dembele kohët e fundit, duke deklaruar se klubi ka nevojë për atë. Nga ana tjetër, mediat kanë raportuar për një interesim të Arsenalit për francezin.

Related posts

Leicester godet në merkato, merr mbrojtësin e Portugalisë

Sadik.Autor

INTERI I EPOKËS INZAGHI/ Kampionët e Italisë nisin sezonin me një shqiptar në pankinë

Delo.autor

PREZANTOHET DREJTORI I RI SPORTIV I DINAMOS/ Laçi: Privilegj që jam këtu, ja objektivi që kemi si klub…

Delo.autor

Leave a Comment