Futboll Seria A Sport

BËJ SI I…/ Gattuso: Kjo fjalë nuk ekziston në fjalorin tim

Gennaro Gattuso thotë se nuk do të ndryshojë mentalitet, teksa ka kaluar një vit që kur ka marrë drejtimin e Milan.

Gattuso u emërua trajneri i Kuqezinjve nëntorin e kaluar pas shkarkimit të Vincenzo Montella-s dhe Milan është përmirësuar që nga ai moment, duke qëndruar vetëm një pikë larg një vendi që do t’i siguronte pjesëmarrjen në Champions League.

Gattuso ka qenë i famshëm për forcën e karakterit gjatë kohës kur luante futboll dhe ka konfirmuar në prag të ndeshjes me Parma-n se nuk do ta ndryshojë mentalitetin tani që është trajner.

“Bëj si i qetë, por ajo fjalë nuk ekziston në fjalorin tim,” shprehet Gattuso në konferencën e shtypit.

“Jetoj njësoj siç jetoja kur isha futbollit. Kaloj shumë orë duke punuar. Shpresoj të përmirësohem.

“Thonë se duhet të fitoj eksperiencë teksa rritem, do të jem 41 vjeç më 9 janar. Shpresoj që përmirësohem në leximin e ndeshjes dhe për mënyrën se si përgatitet.”

Related posts

SFIDA NDAJ TEUTËS/ Si ka ndryshuar Partizani i trajnerit Daja nga sezoni i shkuar, formacioni i mundshëm

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Vllaznia mposhtet nga AEl Limassol dhe mbyll rrugëtimin në Europë

Delo.autor

MARADONA sulmon MESSIN: NUK është LIDER, shkon 20 herë në TUALET para se…

Isa.Autor

Leave a Comment