Futboll Sport

BËN POLEMIKË PARA ÇMIMIT/ Carles Rexach: Më mirë 5 “KËPUCË TË ARTË”, sesa 5…

Një nga njerëzit që duhen falënderuar për zbarkimin e Leo Messi-t në Europë është Carles Rexach, zëvendë strajneri i Barcelona-s në vitin kur argjentinasi është transferuar te ekipet e moshave të katalanasve. Me kalimin e viteve, “Pleshti” ka fituar eksperiencë te Barça C fillimisht, më pas te skuadra e dytë, për të arritur më pas tek ekipi i parë në 2004-ën.

Rexach ishte larguar nga klubi në atë kohë, por vlerësimi i tij për Messi-n nuk ka ndryshuar aspak dhe ai ka qenë i pranishëm në ceremoninë e dhënies së Këpucës së Artë të radhës të fituar nga Leo Messi. Por, Rexach ka bërë polemikë para dhënies së çmimit.

I pyetur në lidhje me një krahasim mes Këpucës së Artë dhe Topit të Artë, ai ka thënë se: “Shumë njerëz nuk do të jenë dakord, por unë preferoj pesë Këpucë të Artë sesa pesë Topa të Artë. Golat janë shënuar dhe askush nuk mund ta mohojë. Ndërsa, Topi i Artë është një votim dhe pas këtyre votave fshihen interesa të tjerë. Është më i manipulueshëm”.

Është e qartë se kjo deklaratë i referohet faktit se i preferuari i tij, Leo Messi, nuk ka qenë as mes tre më të mirëve. Gjë kjo që ka qenë e vështirë të shpjegohet nga pjesa më e madhe e sportdashësve. Por, Rexach ka vazhduar duke bërë një krahasim mes futbollit dhe një disipline tjetër sportive. Ashtu si Messi dhe CR7 në futboll, çmimi i lojtarit më të mirë në tenis mund të dominohet nga dyshja Nadal-Federer.

“Në tenis njerëzit mund të diskutojnë se kush është më i mirë mes Federer dhe Nadal, por në fund ka një pikësim që tregon se kush është numri një. Në futboll është më e vështirë, sepse është një sport skuadre, por duhet sqaruar se sa vlen një kampionat, një Champions dhe një Botëror”.

Një gjë është e sigurt, ata që e duan futbollin e dinë mirë se një lojtar si Messi meriton të fitojë shumë çmime dhe do të fitojë shumë të tillë në të ardhmen.

Related posts

“LUKAKU ËSHTË NJË LOJTAR ME FORCË TË MADHE”/ Flet ish-lojtari i Juventus: Dybala ka më shumë teknikë por…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Juventus dhe Barcelona finalizojnë shëmbimin e lojtarëve…

Delo.autor

“ME IGLIN FLAS ÇDO JAVË”/ Lorik Cana: Tare në 3 më të mirët në rolin e tij gjatë 10 viteve të fundit

Delo.autor

Leave a Comment