Futboll Seria A Sport

BETEJA LIGJORE ME ISH-KLUBIN/ Conte nis bisedimet me ekipin e Serie A

Mediet italiane raportojnë se Antonio Conte është shumë pranë Roma-s, por ai po pret që të lirohet stoli i PSG ose Manchester United.

Roma është duke humbur durimin me trajnerin Eusebio Di Francesco pas një sërë hapash falsë në Serie A dhe Champions League.

Sipas Panorama, presidenti Jim Pallotta ka udhëzuar drejtuesit e klubit të tij për të nisur bisedimet me ish-trajnerin e Chelsea-t.

Megjithëse Conte është përfolur për një kalim te Milan, Roma është një tjetër opsion interesant.

Gjithsesi, Panorama raporton se Conte po merr kohën e tij dhe nuk ka vendosur akoma, kjo për shkak se ndodhet në një betejë ligjore me ish-klubin e tij Chelsea.

Gjithashtu pretendohet se Conte është në pritje të një stoli më prestigjioz, si Manchester United apo Paris Saint-Germain.

Related posts

“THUR ELOZHE” NJË TJETËR LOJTARI/ Klopp: Joel Matip është futbollist profesionist, bën një…

Isa.Autor

Didier Drogba: Messi nuk është larg nga Pele dhe Maradona…

Sadik.Autor

Fabio Capello sulmon yjet e Bayernit: I bënë puç Ancelottit!

Q.Autor

Leave a Comment