Futboll Premier League

Chelsea merr 3 pikë të vlefshme, “Topçinjtë” turpërohen ndaj Southampton

Chelsea ka mposhtur Brighton me rezultatin 2-1 në javën e 16-të të Premier League. Me këtë fitore, Blutë e Londrës janë ngjitur në vend të katërt të renditjes së kampionatit anglez duke kaluar Arsenal. Ishte Pedro ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 17’ pas një asisti të bukur nga Eden Hazard. Në minutën e 33’ belgu i magjishëm ka dyfishuar rezultatin. Pas një pasimi nga Willian, ai futet në zonë me një shpejtësi marramendëse duke mposhtur për të dytën herë portierin Ryan.

Chelsea arrin të shfrytëzojë në maksimum mundësitë e krijuara ndërsa Brighton e ka të pamundur të depërtojë në prapavijën e skuadrës së Sarri-t. Pas pushimit Chelsea rrezikon përsëri me Marcos Alonso, por goditja e tij ndalet nga shtylla. Brighton rifutet në lojë me golin e March në minutën e 66’ dhe mundohet të bëjë diçka në minutat e mbetura. Por Chelsea e menaxhon mirë ndeshjen duke marrë tre pikë me vlerë.

Arsenal ka pësuar humbjen e tretë të sezonit pasi është mposhtur nga Southampton i vendeve të fundit me rezultatin 3-2. Ishte një ndeshje fantastike në St. Mary’s Stadium, por në fund Topçinjtë e Unai Emery kanë marrë një rezultati tepër zhgënjyes që i nxjerr nga zona e Champions League. Kjo ishte fitorja e parë e trajnerit të ri të Saints, Hasenhuttl.

Pas disa mundësive të mira të miqëve, Danny Ings befason shikuesit me golin e tij në minutën e 20’. Sulmuesi i huazuar nga Liverpool ka shënuar me kokë pas një krosi të Targett. Por vetëm tetë minuta më pas ishte Henrikh Mkhitaryan ai që barazon gjithçka pas krosit të Nacho Monreal. Por Southampton luan pa frikë dhe e di shumë mirë se mbrojtja e Topçinjve nuk është më e mira.

 

Dhe Danny Ings rikthen avantazhin në minutën e fundit të pjesës së parë. Këtë herë ishte Redmond ai që kroson brenda zonës për sulmuesin i cili godet me shumë klas përsëri me kokë duke mposhtur portierin Leno. Pas pushimit Mkhitaryan barazon përsëri rezultatin me shumë fat pasi goditja e tij nga distanca devijohet nga një prej mbrojtësve.

Ndeshja mbetet shumë e fortë dhe të dyja skuadrat krijojnë mundësi shënimi. Duhet theksuar se Aubameyang ishte një nga lojtarët më të dobët në fushë me shumë raste të çuara dëm gjatë sfidës. Dhe në minutën e 85’ vjen mrekullia. Charlie Austin ka kaluar për të tretën herë në avantazh të tijtë.

Related posts

“NË ZVICËR NUK SHKOJMË KOT”/ Çelhaka: Do ulem dhe do flas me klubin për…

Delo.autor

Për të komentuar: Hyr oseRegjistrohu Del Piero: Dybala çelësi i Juventusit, nuk e prisja që Zidane të bëhej trajner

Sadik.Autor

Mbrëmje “JO” për legjionarët/ Sa shumë SHQIPTAR jashtë Europa League

Isa.Autor

Leave a Comment