Futboll Seria A Sport

DOPITA E CR7/ “Zonja e Vjetër” mposht Sampdorian mes drithërimash

Juventusi ka mposhtur mes drithërimash Sampdorian  në takimin e vlefshëm për javën e 19-të të Serisë A. Dopieta e Kristiano Ronaldos riktheu te fitorja skuadrën bardhezi pas barazimit në transfertë ndaj Atalantës.

Vetëm 2 minuta i mjaftuan yllit portugez për të gjetur golin e avantazhit, teksa me një goditje në hyrje të zonës mposhti portierin kundërshtar. Miqtë vendosën baraspeshën në pjesën e parë me të përhershmin Fabio Kuajarela që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Në të dytën ishte përsëri Ronaldo që në minutën e 65-të goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke vulosur rezultatin 2-1.

Me fitoren e sotme, Juventusi u ngjit në kuotën e 53 pikëve, ndërkohë portugezi shkoi në kuotën e 14 golave, duke parakaluar polakun Piatek.

Related posts

PAS 11 SEZONESH TEK ARSENAL/ Ramsey jep lamtumirën në lot para tifozëve (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ UKRAINË U-19-SHQIPËRI U-19/ Përfundon pjesa e parë, kuqezinjtë kontrollojnë takimin (VIDEO)

Isa.Autor

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Tjetër gol në Serinë A, Nedim Bajrami nderon Empolin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment