Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Interi pezullon “REBELIN” e ekipit (FOTO)

Interi është në një moment të zi, duke garuar me Milanin se cili klub ka më shumë halle në këtë moment.

Klubi zikaltër ende po vajton eliminimin e hidhur nga Champions League, ndërsa po sheh t’i shembet kështjella e ndërtuar me shumë mundim në verë, për faj të një trajneri që nuk po gjen zgjidhjet e duhura për të dalë nga kriza dhe të një skuadre të çoroditur, që ndoshta tani po e kupton se nuk vlente aq shumë sa mendohej në verë.

Pas barazimit dëshpërues kundër Chievo-s së vendit të fundit, Interi është përballur edhe me një problem tjetër, që nuk është i ri në fakt.

Radja Nainggolan është paraqitur sërish me vonesë në stërvitje dhe kjo ka bërë që të sosë durimi, me drejtuesit e klubit që kanë marrë një vendim drastik: pezullim i përkohshëm nga aktiviteti dhe gjobë.

Mesfushori belg do të vijojë të stërvitet, por nuk do të grumbullohet për ndeshjen e radhës ndaj Napolit. Në verë Interi e bleu me shpresën se do të përforconte jashtëzakonisht një mesfushë që ka nevojë për cilësi e mushkëri, por duket se biznesin më të mirë e ka bërë Roma, që e hoqi qafe, sepse mesfushori belg është një ‘mistrec’ i pandreqshëm.

Related posts

I PËRFOLUR NË SERIA A/ Modric njofton vendimin: Dëshira ime…

Delo.autor

PAS LARGIMIT NGA BARCELONA/ Zbulohen prapaskenat e Messi-t me gjigantët e Premier League

Delo.autor

Lëndohet Ibrahimovic, një muaj jashtë fushave

Q.Autor

Leave a Comment