Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Legjenda e Man Unitedit “GRUSHTON” fotografin dhe MERR dëmshpërblim

Më mirë të mos e zemërosh Eric Cantona-n. Një ligj i pashkruar i futbollit, që ndoshta është më mirë të aplikohet edhe në jetën e përditshme.

Këtë gjë e di mirë tifozi i Crystal Palace, i cili, pasi e ofendoi francezin në kohën kur luante tek United, e ka ende në kujtesë atë goditje që mori në gjoks. Por këtë e di edhe një gazetar paksa ‘ngacmues’, i cili në 2014-ën pati një përplasje me “Mbretin Eric” jashtë një lokali në Londër. Asgjë e re për Cantona-n. Ose ndoshta po.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, nga kjo zënkë, francezi ka fituar një shumë të mirë parash. Por si është e mundur kjo gjë?

E thjeshtë, Cantona sapo ka fituar padinë e ngritur në 2015-ën ndaj New York Cosmos. Skuadra amerikane, e cila gjatë historisë së saj ka patur në skuadër kampionë si Pele, Beckenbauer dhe Neeskeens, në 2011-ën mori Canotona si drejtor teknik, por pas zënkës së tij me fotografin vendosi t’i shkëpusë marrëdhëniet me ish-bomberin e Manchester United.

Cantona nuk e priti mirë këtë gjë dhe paditi klubin, duke kërkuar një kompensim prej 1 milion dollarësh për shkarkimin. Një mision pothuajse i arritur, sepse siç raportohet nga një burim i cituar nga “The Sun”, francezi do të marrë një shumë me “gjashtë shifra”, por jo me gjashtë zero.
Cantona ka deklaruar disa herë se shkarkimi i tij erdhi për arsye të tjera dhe se historia e zënkës ishte thjesht një justifikim. “Ata nuk donin që unë të zotëroja një pjesë të aksioneve të klubit. Pata thjeshtë një zënkë me një fotograf paksa ‘ngacmues’. Më mbajtën në rajonin e policisë për tre, katër orë dhe më pas u ktheva në Paris ashtu siç ishte planifikuar. Më shqetësonin, por unë jam mësuar me këtë gjë”.

Ata që nuk ishin mësuar me gjëra të tilla ishin drejtuesit e Cosmos, që pas incidentit kanë dhënë këtë deklaratë për shtyp: “Për shkak të  arrestimit të tij në mars të 2014-ës, NY Cosmos ka vendosur ta ndërpresë kontratën me zotin Cantona”. Por tani gjykata i ka dhënë të drejtë francezit. Ndoshta nuk guxonte t’i dilte kundër?

Related posts

SHUMË NJERËZ NUK I BESOJNË/ Por mësoni disa të vërteta që kanë ndodhur në futboll

Delo.autor

Napoli në Cagliari për t’u shkëputur në renditje

Q.Autor

FORMULA 1/ Agresive dhe e zezë, piloti Alonso ka gati makinën për rikthimin e tij në pistë

Delo.autor

Leave a Comment