Futboll Premier League Sport

FITON TOTTENHAM/ Shfrytëzon humbjen e Chelsea, kalon në vendin e tretë

Tottenham e ka shfrytëzuar humbjen e Chelsea dhe është ngritur në vendin e tretë në Premier Ligë. Ata mposhtën Southamptonin me rezultat 3-1

Tottenham ka fituar me rezultat 3-1 sonte kundër Sothampton për ta marrë vendin e tretë në Premier Ligë.

Spurs kaluan shpejt në epërsi në këtë ndeshje, ku në minutën e nëntë, tashmë i rikthyeri në formë Harry Kane shënoi golin e parë.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërkaq në pjesën e dytë Tottenham vazhdoi me ndeshjen e mirë.

Fillimisht ishte Lucas Moura që kaloi në epërsi prej 2-0 në minutën e 51, kurse rezultati trefishohet në minutën e 55 me Son.

Southampton e shënon një gol në minutën e 90 me anë të Austin.

Me këtë fitore Tottenham arrin në kuotën e 33 pikëve në vendin e tretë, kurse Southampton mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm 9 pikë këtë edicion të Premier Ligës.

Related posts

ZBULON RECETËN E SUKSESIT/ Kovac: Ja çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen…

Delo.autor

‘Europa League’/ Skedina e ekspertit, ja 5 ndeshjet që mund t’iu bëjnë me para sot

Q.Autor

LAMTUMIRË MARADONA! Del autopsia: Vdiq në gjumë. Ja çfarë i tha nipit para se…

F.autor

Leave a Comment