Futboll Premier League Sport

GATI PËR ARSENALIN/ Ylli i “Topçinjëve” është rikthyer në stërvitje të plota, pritet që…

Gjermani pritet që të rikthehet në formacion, ku Gunners luajnë në Europa Ligë të enjten.

Mesut Ozil është rikthyer në stërvitje të plota dhe mund të luajë te enjten kundër Qarabagut në Europa Ligë.

Arsenali ka konfirmuar të mërkurën që ish lojtari i Kombëtares gjermane është në listë të skuadrës së Unai Emery pas rikuperimit të lëndimit në shpinë, që e la atë jashtë fushave që nga fitorja kundër Bournemouthit në Premier Ligë.

Ozil mungoi në ndeshjet kundër Vorsklas, Tottenhamit, Manchester Unitedit dhe Huddersfieldit pas këtij problemi-kurse Arsenali shënoi tri fitore dhe një barazim, derisa vazhdojnë të jenë të pamposhtur që 21 ndeshje në të gjitha garat.

Ramsey ka qenë në formë këtë sezon dhe ishte njëri prej lojtarëve kryesor që ia fitoi derbin me Tottenhamin Arsenalit.

Shkodran Mustafi, i cili u largua në pjesën e dytë kundër Huddersfieldit, mbetet në dyshim por pritet që gjendja e tij të kontrollohet para ndeshjes me Qarabag, të cilët janë në fund të Grupit E, të cilin tashmë Arsenali e ka fituar.

Duke parë këtë situatë duket se Unai Emery do ti besojë lojtarëve të rinj në këtë ndeshje.

Bukayo Saka, Charlie Gilmour, Tyreece John-Jules dhe Joe Willock janë ftuar për këtë ndeshje dhe Emery ka një histori të lojëve më të rinj në këtë garë.

Topxhinjtë e mposhtën Vorsklan 3-0 herën e kaluar me lojtarë të rinj si: Ainsley Maitland-Niles, Joe Willock, Emile Smith-Rowe dhe Eddie Nketiah.

Madje, Smith-Rowe dhe Willock isin realizator bashkë me Aaron Ramsey, derisa Charlie Gilmour, Zechariah Medley dhe Saka debutuan nga banka në këtë garë.

Related posts

“JAM I TRISHTUAR”/ Laporta në reagim zyrtar: Leo donte të qëndronte te Barça, por vjen një moment dhe duhet…

Delo.autor

Kolumbi-Japoni, aziatikët kanë marrë një fitore në pesë ndeshjet e fundit

Sadik.Autor

Lojtari i tij dëmtoi yllin e Liverpool/ Trajneri: Ishte një ndërhyrje e jashtëzakonshme

Isa.Autor

Leave a Comment