Futboll Premier League Sport

HUMBJE TRONDITËSE NDAJ WOLVES/ Pochettino fajëson futbollistët që shpërdoruan ndeshjen

Mauricio Pochettino ka akuzuar dhe fajësuar futbollistët e tij për shpërqendrim teksa Tottenham pësoi një hubmje tronditëse ndaj Wolves në ndeshjen e fundit të “Spurs-ave” për vitin 2018. Tottenham shkonte në këtë sfidë me trajnerin argjentinas që sapo kishte pranuar se skuadra e tij tashmë mund të hynte seriozisht në garën për titull, por ekipi i “Spurs”, shpërdoroi avantazhin me një gol në përballjen ndaj Wolves, për tu mundur me rezultatin final 1-3, dhe kjo nuk është kurrë një shenjë e mirë.

“Ne e dimë shumë mirë, eksperienca ka treguar se nëse nuk je 100% në çdo ndeshje në Premier League mund të ndodhë ajo që na ndodhi ne. Nuk është mjaftueshëm të luash 60, 70 minuta. Duhet të luash 95 minuta në mënyrën më të mirë. Sikurse ndodhi sot, ne ulëm pak energjinë dhe përqendrimin tonë në 20 minutat e fundit dhe pësuam 3 gola. Kjo mund të ndodhë. Mund të na ndodhë ne, Ëolves, Liverpool, Manchester City, prandaj është kaq e vështirë të fitosh Premier League, sepse duhet të kesh vazhdimësi”, komentoi kreu i pankinës së “Spurs-ave”.

Kjo e sotmja për ne ishte një shembull, që nëse nuk ke vazhdimësi, jo vetëm me cilësinë e duhur gjatë ndeshjes, por edhe me energjinë e nevojshme, atëherë është e vështirë për këto gjëra. Pësuam golin e parë dhe 20 minutat e fundit ishte e vështirë për ekipin që të gjente energji, për të qenë garues, ose për të tentuar të fitojë ndeshjen. Mendoj se në momentin që pësuam golin e parë, ekipi ra poshtë, nisi të ndjejë kohën, rezultatin dhe gjithçka u vështirësua. Tani duhet të ndërrojmë faqe dhe të jemi konkurues, sepse do të jetë e vështirë”, deklaroi trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino.

Related posts

Flamurtari me sytë nga Kukësi, fitorja mund të rikthejë optimizmin

Sadik.Autor

LIVERPOOL-MILAN/ Legjenda Kaka: Entuziazmi i dikujt që e ëndërron turneun mund të bëjë diferencën

Delo.autor

Chelsea fiton TROFEUN më të vjetër të planetit…

Sadik.Autor

Leave a Comment