Futboll Premier League Sport

ISH-LOJTARI I LIVERPOOLIT/ Steven Gerrard: Historia ime me “Të Kuqtë” nuk do të thotë asgjë

Steven Gerrard, fitues i freskët i derbit kundër Celtic në Skoci. Në të vërtetë është bërë fjalë për një bashkëbisedim me ish-shokun e tij të skuadrës te Liverpool, Jamie Carragher.

Për këtë arsye, nuk mund të mungonin komentet për ekipin që drejtohet aktualisht nga Jurgen Klopp. Liverpool po zhvillon një sezon shumë të mirë, duke kryesuar kampionatin dhe duke siguruar një vend në 1/8-at e Champions League.

Ndoshta, pasi aventura e trajnerit gjerman me “Të Kuqtë” të përfundojë, vendin e tij mund ta marrë ish-kapiteni i klubit anglez. Gjithsesi, për momentin Gerrard nuk duket se mendon për një gjë të tillë.

“Nuk e shikoj veten në drejtim të Liverpool, të paktën për momentin. Nuk është e thënë se meqë ke qenë një lojtar i madh me një klub, ke të drejtën të bëhesh trajneri i ardhshëm i atij ekipi. Historia ime me klubin nuk do të thotë se jam njeriu i duhur për të zëvendësuar Klopp, nëse dhe kur të largohet. Jam i përqendruar vetëm te Rangers”, ka thënë Gerrard.

Related posts

I LËSHON NJË SHIGJETË JURGEN KLOPP/ Guardiola: Nuk duhet ta diskreditosh kompeticionin më…

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Zbulohen formacionet, Inter – Lazio. Strakosha kërkon të ndalë Lukakun! (FOTO)

Delo.autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ NAPOLI zgjedh një meksikan për portën

Isa.Autor

Leave a Comment