Futboll Sport

ISH-MBROJTËSI I INTERIT/ Ezequiel Scheloto: Nga HERO në DERBI tek një…

Një rrotullim rreth botës që ndalet…në një port. Në fund të fundit është e kuptueshme pse Ezequiel Scheloto është mahnitur nga Brighton, nga plazhet dhe klima e vendit. Ajo që nuk ka shumë kuptim është ta shohësh që merret me veshje, aksesorë, zarfe dhe klientë. Jo, ish-mbrojtësi i Inter-it, i cili ka shënuar një nga golat më të papritur dhe më të rëndësishëm në derbit e fundit të Milanos, nuk është tërhequr nga futbolli.

Por, duke qenë se gjatë këtij viti nuk është dukur shumë në fushën e lojës, duhet të gjejë diçka tjetër për të bërë. Kush i kujton veshjet e tij gjatë kohës kur luante në ItalI, nuk do të befasohet aspak nëse do ta shohë në fushën e…modës!

Argjentina – Mos më harro mua! Kë apo çfarë nuk duhet harruar? Sigurisht që Argjentinë! Në butikun e sapo hapur nga ish-interisti shiten sende të cilësisë së lartë, të cilat prodhohen në shtetin amerikanojugor. Duke marrë në konsideratë numrin e lartë të lojtarëve me pasaportë argjentinase që luajnë në Premier League, mund të themi se tashmë Scheloto e ka gjetur klientelën e tij.

Siç raporton “The Sun”, edhe zonja Messi i vlerëson shumë këto produkte, deri në atë pikë sa, duke bërë shaka, argjentinasja mund të programojë zhvendosjen e “Pleshtit” në Angli! Me sa duket, sipas të përditshmes britanike, dy sezonet e kaluara në Milano, në qytetin e modës, e kanë frymëzuar lojtarin…

Zgjedhjet – A do të thotë kjo se Schelotto ka vendosur të mos lëvizë nga Brighton? Më mirë të mos i vini duart në zjarr… “E dua këtë qytet, njerëzi këtu dhe tifozët. Por ky lloj biznesi mund të më ndjekë kudo që do të vendos të shkoj”.

Megjithatë, ky biznes ecën mirë edhe falë shokëve të skuadrës që sjellin gratë e tyre për të blerë në dyqanin e argjentinasit. “Gratë e shokëve të mi vijnë shpesh këtu dhe diçka e pozitive është se duan të kthehen përsëri. Djemtë më pyesin shpesh në stërvitje ‘përse shet vetëm gjëra femrash dhe jo meshkujsh?’. Dhe tani ata më thonë se është faji im që gratë e tyre shpenzojnë edhe më shumë se zakonisht!”.

Por biznesi…është biznes. “Çmime të favorshme? Unë duhet t’i bëjë që të paguajnë dyfish. Pas regjisorit, ashtu si në fushë: Schelotto…nuk bënë zbritje!

Related posts

1000 HERË CRISTIANO RONALDO/ Ky është rekordi “monstruoz” i yllit portugez (STATISTIKAT)

Delo.autor

Klubet e Europës, asnjë problem me licensimet

Sadik.Autor

MERR FUND DILEMA/ Sarri zbulon klubin e ardhshëm të Higuainit

F.autor

Leave a Comment