Futboll Sport

ISH-MESFUSHORI I JUVENTUSIT/ Marchisio shprehet: Seria A nuk është vetëm Ronaldo, ne bëjmë…

Ish-mesfushori i Juventus-it, Claudio Marchisio, i cili në verë u transferua te Zeniti në Rusi, ka folur rreth kampionatit italian duke e parë nga jashtë, pas shumë vitesh si futbollist simbol i Juves.

“Nga këtu, kampionati italian është më i bukur sesa e tregojmë. Ne bëjmë rolin e viktimës, por evolucioni është gjigant dhe shkon përtej faktorit Cristiano Ronaldo. A më vjen keq që nuk po luaj me të? Më shumë u mërzitën fëmijët e mi, më bërtitën: ‘Po largohesh tani që erdhi Ronaldo?’. Cristiano është si yll kinemaje dhe mbi të ka presion absurd”.

“Seria A? Napoli është rritur, Roma ka treguar se ka karakter dhe Interi thjesht ka nevojë për vazhdimësi. Rivalët po rriten, por Juventusi është shumë vite përpara të tjerëve. Ata kanë në pronësi një stadium, kanë një markë për të cilën flet e gjithë bota. Këtë vit Juventusi është ndërgjegjësuar se mund të fitojë Champions League, ne na mungonte diçka, përderisa nuk e fituam dot në finalet e fundit”.

A do të mërzitej Marchisio nëse do të merrnin këtë trofe pasi ai është larguar? “Tani që nuk jam edhe unë me ata, ndoshta do mërzitesha për një sekondë, por unë jam një juventin. Kam qenë në fushë dhe kam fituar aq shumë me atë fanellë, kështu që nuk më vjen keq.”

Related posts

“TEUTA ME STRATEGJI SHUMË MBROJTËSE”/ Trajneri i Shamrokut: I mundim edhe në Shqipëri

Delo.autor

Juventus arrin akordin me “gardianin” e ri, mediat italiane konfirmojnë gjithçka

Sadik.Autor

Ndodh çudia në Itali/ Ndërpritet SUPER takimi i Serie A, arsyeja do t’ju BEFASOJË

Isa.Autor

Leave a Comment