Futboll Seria A Sport

ITALIANËT SHFRENOJNË FANTAZINË/ Panucci kandidat për stolin e Milanit

Milani ka marrë një tjetër barazim dhe ky ishte zhgënjimi i rradhës për kuqezinjtë e Gatuzos.

Tashmë trajneri italian është në ujëra të “tërbuara” dhe drejtuesat e skuadrës janë vënë në kërkim të emrave që mund ta zëvendësojnë ish-futbollistin e Milanit. Sipas “Calciomercato”, ndër emrat që janë të denjë për të marrë drejtimin e stolit përmenden Donadoni dhe Venger.

Guidolini dhe Paulo Sosa janë gjithashtu kandidatë kryesorë dhë Milani po e shtjellon me kujdes çështjen e tyre. Pak më e vështirë është sjellja në stolin kuqezi e trajnerëve Kapelo dhe Marselo Lipi.

Por, ajo çfarë po bën bujë është se në këtë listë përmendet edhe trajneri i Kombëtarës Shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi, që ishte përfolur më parë për një kalim te ekipi kryeqytetas i Romës.

Related posts

SFIDA NDAJ SHKHTAR NË CHAMPIONS/ Zidane tërbohet me gazetarët: Boll më folët për këtë lojtar

Delo.autor

Laura Betto, opinionistja seksi e Giro d’Italia (FOTO)

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Binotto: 2022-shi do të jetë “viti zero”, presim surpriza

Delo.autor

Leave a Comment