Futboll Seria A Sport

”KËRKUAM TRE HERË…”/ Ancelotti AKUZA të forta arbitrit: Herë tjetër ikim nga…

Carlo Ancelotti është mundur mbrëmjen e djeshme nga Inter, por ka drejtuar gishtin nga federata dhe arbitri Mazzoleni, me të cilin trajneri i Napoli-t ka patur një ballafaqim në fund të ndeshjes.

“I kam kërkuar informacione në lidhje me kartonin e kuq të Koulibaly, që ka vendosur ndeshjen, sipas mendimit tim. Kemi mbetur me 10 lojtarë dhe kjo na ka kushtëzuar, edhe pse kemi shkuar afër golit”, ka thënë trajneri i “axurrëve”. 

Mbrojtësi me ngjyrë i Napoli-t është sulmuar me kore fyese gjatë gjithë takimit. “Kemi kërkuar tri herë ndërprerjen e ndeshjes, Koulibaly ëshhtë nervozuar, është normale. Zakonisht është i edukuar dhe profesionist. Spikeri i stadiumit ka bërë tri lajmërime, por nuk është bërë asgjë më shumë”.

“Zgjidhja? Ndërprerja e ndeshjes, duam vetëm të dimë se kur. Herën tjetër do të largohemi ne nga fusha dhe do ta humbim ndeshjen në tavolinë. Nuk është një justifikim, nuk ka lidhje vetëm me Napoli-n, por me gjithë futollin italian”, ka përfunduar Ancelotti.

Ndërkohë që Spalleti është shprehur pas ndeshjes se skuadra e tij fitoi me meritë.

‘’Ishte një Inter i fortë që nga minuta e parë e deri në fund, fituam me meritë. Një ndeshje e bukur, jam i kënaqur,” është shprehur Spalletti.

“Lautaro po stërvitet mirë, në ndeshjet e fundit ai është futur si zëvendësues dhe duhet të jepte më shumë. Sot ishte gati. Nainggolan? Ka rregulla në dhomën e zhveshjes që duhet të respektohen nga grupi. Ai tani do të rikthehet dhe do të shohim nëse do të jetë në gjendje të luajë.  Ai mund të na ndihmojë shumë në fushën e lojës falë karakteristikave dhe personalitetit që ka. 

I gjithë ekipi luajti mirë sot. Joao Mario është shumë i aftë me topin në zotërim. Më duhet të mbroj edhe Perisic, i cili shpeshherë kritikohet. Ai është një lojtar që u krijon shumë vështirësi kundërshtarëve falë forcës fizike. Le të vazhdojmë kështu”, ka përfunduar tekniku.

Related posts

MARTIAL NDALET NGA NJË PRITJE E “”ÇMENDUR”/ McTominay dhe Rashford shënojnë për “Djajtë e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

KATASTROFA ME SKOCINË/ Mavraj sherr me gazetaren e TVSH-së: Ku e pe ti që ishte goditje me kokë…

Isa.Autor

1 SHEKULL HISTORI/ Klubi i Tiranës nderohet për kontributin e madh në futboll

Delo.autor

Leave a Comment