Futboll Seria A Sport

KJO NUK PRITEJ/ Milani do Fabregas, trajneri italian BLLOKON spanjollin

Janari po afron dhe merkatoja e transferimeve në futboll do të hapet. Rruga Londër-Milan mund të jetë një nga më “të nxehtat”, me Milanin që dëshiron të rrëmbejë nga Chelsea mesfushorin spanjoll, Cesc Fabregas. Kuqezinjtë janë të detyruar të përforcohen, duke marrë parasysh lëndimet e Bonaventura dhe Biglia.

Për t’i frenuar disi negociatat, megjithatë, është përpjekur sot Maurizio Sarri në një konferencë për shtyp: “Unë kam biseduar me klubin një muaj më parë. E di që nuk është e lehtë, por mendoj se mund të ofrojmë një kontratë të re për të dy, Fabregas dhe David Luiz”. Dëshira e ish-trajnerit të Napolit është të parandalojë reduktimin e grupit të tij të lojtarëve, duke pasur parasysh se në muajt e ardhshëm do të përballet në disa gara.

“Ata janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne. Gjithashtu, është shumë e vështirë për të gjetur një qendërmbrojtës të madh në merkato, po ashtu edhe një mesfushor shumë teknik, si Fabregas. Kjo është arsyeja, pse mendoj se duhet të qëndrojnë me ne”, – nënvizoi më tej Sarri.

Të dy lojtarëve në fjalë u përfundojnë kontratat me Chelsea në fund të këtij sezoni. Spanjolli dhe braziliani mund të marrin në javët e ardhshme një propozim nga Chelsea për rinovim: “Unë mendoj se klubi do të arrijë të gjejë zgjidhjen e duhur, – përfundoi Sarri. – David dhe Cesc janë dy liderë. Ata janë shumë të rëndësishëm për mua, për stafin dhe për shokët e ekipit”.

Related posts

EKSKLUZIVE/ FANGAJ: Me fanellën e LAÇIT ëndërroj kombëtaren kuqezi. Idhulli im është…

Isa.Autor

Joshua thotë fjalët që i presin të gjithë: Meçi ndaj Wilder do të zhvillohet këtë vit

Sadik.Autor

NË ITALI E BËJNË TË SIGURT/ Juventusit i hiqen pikët që bën lëmsh kampionatin

F.autor

Leave a Comment