Futboll Sport

Klopp i “trembet” sfidës me Arsenal: Çdo rival synon të na vërë stërkëmbëshin

Skuadra e Liverpool ka një sfidë të rëndësishme këtë fundjavë në Premier League, teksa do të presë në fushën e saj rivalët e Arsenal, një përballje ku do të duelojnë dy nga ekipet më të forta në kampionat. Skuadra e “reds” është 6 pikë larg rivalëve dhe ende nuk ka pësuar asnjë humbje deri më tani në Premier, ndaj trajneri i “topçinjve”, Unai Emery, u shpreh se ky Liverpool mund të përsërisë rekordin e sezonit 2003-2004, kur Arsenal nuk pësoi asnjë humbje.

“Kjo që thotë Emery është e pamundur të ndodhë në kushtet e sotme. Çdo rival mund të na vërë stërkëmbëshin në çdo moment, asnjë nuk e nis ndeshjen ndaj nesh duke ngritur flamurin e bardhë të dorëzimit. Ne jemi fokusuar te sfida e radhës dhe duam të fitojmë, por nuk ka për të qenë aspak e lehtë”, tha Jurgen Klopp.

Duke folur për rivalët e ardhshëm, trajneri gjerman shton: “Arsenal ka shumë lojtarë të mirë në prëbërje, që të ndëshkojnë në çdo moment. Të dyja ekipet po kalojnë një moment të mirë. Kundërsulmi i Arsenal është i pamëshirshëm me Aubameyang dhe Lacazette, ndaj do të jetë e vështirë për ne”, tha Klopp.

Related posts

MILAN-INTER/ Ja pse është derbi më i rëndësishëm i dekadës së fundit…

Delo.autor

I PANDALSHMI LIVERPOOL/ “Mbreti” i thyerjes dhe vendosjes së rekordeve të reja (STATISTIKAT)

Delo.autor

KOVAC NË KAOS/ “Pleq” që bëjnë ligjin, tetë arsye të krizës te Bajerni

Isa.Autor

Leave a Comment