Bundesliga Futboll Sport

KOMPLIMENTON SKUADRËN/ Kovac: Kjo është ndeshja më e mirë e sezonit, ekipi meriton…

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç, ishte shumë i kënaqur me fitoren e thellë të arritur në fushën e vështirë të Hanoverit. Kroati komplimentoi skuadrën e tij për këtë performancë të shkëlqyer, duke e cilësuar atë si një nga ndeshjet më të bukura të ekipit të tij.

“Skuadra luajti shumë mirë për gjatë gjithë 90 minutave, duke humbur edhe shumë mundësi të tjera shënimi. Kishim mbi 3- 4 raste të pastra që duhet t’i kishim shfrytëzuar më mirë. Ishte e rëndësishme që pas sfidës së vështirë në Amsterdam skuadra të impenjohej siç duhet edhe në ndeshjen e kampionatit”, u shpreh Kovaç për “Sky sport”. “Sot (dje) dominuam dhe kryem shumë mirë detyrat e shtëpisë. Jemi duke u ringritur dhe kjo më pëlqen te skuadra. Reagimi është ai i duhuri. Kemi ndryshuar mënyrën e lojës, duke mos u lënë shumë hapësira kundërshtarëve. Skuadra është shumë agresive me top dhe pa të”. Trajneri kreu disa ndryshime në formacionin e parë, duke mos aktivizuar Frank Riberinë dhe Arjen Roben nga minuta e parë. Gnabri dhe Koman e nisën loja nga fillimi, duke i dhënë skuadrës shumë shpejtësi në aksionet sulmuese.

“Mund të them me bindje që kjo është ndeshja më e mirë e sezonit. Djemtë meritojnë përgëzimet më të sinqerta”, tha Kovaç. Ndeshja e ardhshme për skuadrën bavareze do të jetë ndaj Lajpcigut ditën e mërkurë në “Allianz Arena”. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi në kampionat për kampionët e Gjermanisë. Bajerni renditet në vendin e tretë me 30 pikë, 9 pikë më pak se skuadra e Borusias së Dortmundit, që renditet në vendin e parë.

Related posts

Përballja ndaj Bolonjës, Gattuso kërcënoi lojtarët e Milanit: Do t’ju shkatërroj të gjithëve!

Q.Autor

Zyrtare: Milan nënshkruan kontratë afatgjatë me Puma

Q.Autor

PAS BARAZIMIT NDAJ TIRANËS NË DERBI/ Gaz Demi: Ndihem i zhgënjyer. I kishim rastet për të shënuar, por…

Delo.autor

Leave a Comment