Futboll Seria A Sport

KONSIDEROHET SI “SAN SIRO 2″/ Dy klubet kanë firmosur memorandumin për të ndarë një stadium të ri

Milan dhe Inter raportohet të jenë duke konsideruar një stadium të ri pranë San Siro-s, i cili do të prishej për t’u konvertuar në diçka tjetër.

Dy klubet kanë firmosur memorandumin për të ndarë një stadium të ri dhe modern dhe janë duke eksploruar opsionet e tyre.

Mendohet se opsioni më i mundshëm do të jetë qëndrimi në Meazza, por në ditët e fundit është sugjeruar se CEO i ri i Kuqezinjve Gazidis do të preferonte një stadium të ri.

Sipas Corriere della Sera, një nga opsionet është stadiumi i ri në San Siro, vetëm disa metra larg vendit aktual.

Në lindje të Meazza-s është një pistë garash, e cila kohët e fundit është përdorur për parking dhe ka kohë që është në shitje.

Ideja do të ishte të blihej vendi për t’u ndërtuar një stadium i ri, teksa arena aktuale do të prishej për t’u përdorur për diçka tjetër.

Related posts

Liverpooli pranë Goretzkas, Emre Can drejt Juves

Q.Autor

DISFATA NË DERBIN E ITALISË/ Flet Legjenda e “Zikaltërve” kundër Contes: Më parë i merrte penalltitë direkt, por këtu…

Delo.autor

MESFUSHORI I KOMBËTARES I PAFAT/ Shikoni si Gjasula humbet penalltinë në Bundesliga (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment