Futboll Sport

KRITIKON” REAL MADRIDIN/ Michel Salgado zbulon trajnerin e ardhshëm të “LOS BLANCOS”

Me Real Madrid ka luajtur më shumë se 250 ndeshje, duke formuar një nga dyshet më të forta në mbrojtje, së bashku me Roberto Carlos në të majtë.

Michel Salgado, i cili ka fituar dy herë Champions League me madrilenët, u intervistua nga Cadena Cope gjatë programit “El Partidazo”, për të folur rreth çështjeve aktuale tek Real Madrid.

Duke filluar që nga sulmi Thibaut Courtois bëri kundrejt Diego Simeone, ish-trajneri i tij tek Atletico Madrid: “Kritikon Real-in për të fituar popullaritet tek Atletico”, ka thënë portieri belg. “Besoj se Courtois nuk e njeh Real-in”, ka thënë Salgado. “Ne nuk i përgjigjemi askujt”.

Më pas ish-mbrojtësi foli për ish-shokun e tij të skuadrës, Santiago Solari, dhe marrëdhënien e tij me Isco-n:

“Besoj se Solari do të sqarohet së shpejti me Isco-n, kjo është gjëja më e mirë. Lopetegui-t, iu desh të përballej me një situatë të vështirë, por për fat të keq tek Real nuk iu dha mundësia për të gabuar”.

Në fund, ai foli edhe rreth të ardhmes së ish-shokut të tij të skuadrës, Raul: “Jam i sigurt që një ditë Raul do të jetë trajneri i Real Madrid. E njeh futbollin dhe di si të veprojë në dhomat e zhveshjes”.

Related posts

MotoGP/ Crutchlow zhgënjeu në Austin, por sheh aspekte pozitive

Sadik.Autor

Guardiola “shtang” skuadrën e Chelseas, ofertë e “çmendur” për mesfushorin e ekipit

Sadik.Autor

LIVE/ Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, skuadrat çerekfinaliste mësojnë kundërshtarët

F.autor

Leave a Comment