Futboll Sport

KUNDËR SALAH/ Bale: Ndihem i vjedhur nga ai vendim

Gareth Bale thotë se ishte i surprizuar që çmimi ‘Puskas’ iu dha Mohamed Salah para tij. Uellsiani e konsideron të dëmshëm për çmimin faktin se goli që ai shënoi në finalen e edicionit të fundit të Champions League nuk fitoi.

Aksioni individual i Salah në  ndeshjen kundër Everton dhjetorin e kaluar ishte e bukur, por Bale ka thënë se ndihet i ‘vjedhur’ nga ky vendim. Kjo është ajo që ai tha për “FourFourTwo”: “Të them të drejtën u habita nga kjo gjë . Çfarë  mund të them? Kjo bën që rëndësia e çmimit të zbehet paksa, edhe pse goli i Salah ishte i shkëlqyer”.

Teksa justifikonte mendimin e tij, Bale theksoi shkallën e vështirësisë dhe e quajti atë golin më  të bukur që ka shënuar ndonjëherë. Ai shtoi: “Ishte instiktive. Sapo e gjuajta, e dija që mund të përfundonte në rrjetë. Mendoj se mund të thuash që ishte goli im më i mirë. Nuk janë shënuar shumë të tillë!”.

“Më pëlqente goli që shënova në finalen e Kupë së Mbretit në  ndeshjen kundër Barcelonës në 2014-ën, por duke qenë se ky gol u shënua në një kompeticion më të madh dhe teknikisht ishte fituesi, më duhet të them se ishte më i miri.”

Goli i uellsianit 29-vjeçar u rendit i treti pas golit të ish-shokut të tij të skuadrës, Cristiano Ronaldo, në ndeshjen e Champions League kundër Juventus-it.

Related posts

Nuk pësoi gola, Etrit Berisha falënderon mbrojtësit

Q.Autor

Milani kthehet për Belottin dhe Aubameyangun

Sadik.Autor

PIKANTET E SKËNDERBEU-EGNATIA/ Takaj e quajti “maskara”, në ndeshje u zëvendësua i pari

Delo.autor

Leave a Comment