Futboll Seria A Sport

KUQEZINJTË NDALEN NGA FROSINONE/ Gatusso me një “këmbë” jashtë…

Skuadra e parafundit në Serie A, Frosinone e ka ndalë Milanin me një barazim pa gola të mërkurën në “Stadio Benito Strirpe”.

Skuadra e Gennaro Gattusos tani ka plot katër ndeshje pa shënuar fitore, dhe edhe më keq pa shënuar gol në Serie A, pasi Frosinone e renditur e 19-ta e ndali me barazim 0-0.

Edhe pse e dominuan lojën duke e mbajtur topin në posedim 64% të kohës, dhe duke krijuar më shumë raste dhe gjuajtur më tepër në drejtim të portës së Frosinones, kuqezinjtë nuk ishin në gjendje të shënonin qoftë edhe një herë.

Në fakt, vendasit ia dolën ta tundin një herë rrjetën e vizitorëve nga Milano, kur Camillo Ciano shënoi, por me ndihmën e VAR-it, gjyqtari e anuloi golin për një faull të shkaktuar më herët gjatë aksionit.

Milani, rastin më të mirë për të kaluar në epërsi e pati në minutën e 90-të, kur Gonzalo Higuain u la i vetëm të godasë nga gjashtë metra largësi, por përpjekja e tij përfundoi lart mbi portë.

Për mysafirët ka mundur të ishte edhe më keq, sikur Camillo Ciano të shënonte pas një supergoditjeje nga afërsia. Por Gianluigi Donnarumma bëri një pritje fantastike.

Milani e ruan pozitën e pestë me 28 pikë, por vetëm Sampdoria, që renditet e gjashta me dy pikë më pak, ka një ndeshje në dorë për ta zhvilluar.

Frosinone mbetet e 19-ta me 10 pikë.

Related posts

“ISHTE MIRË TË LUAJA KUNDËR…”/ Lojtari i Barcelonës: Turp, që goli u anulua. VAR-i favorizon klubet e mëdha

F.autor

Statistika të frikshme, Aubameyang lë prapa të gjithë lojtarët e Arsenalit

Q.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid mendon akoma të transferojë yllin holandez…

Delo.autor

Leave a Comment