Futboll Sport

LARGOHET NË JANAR YLLI I CHELSEAT/ Lukaku është “Objektivi” për ekipin e madh të Seria A…

Ish sulmuesi i Chelsea dhe Everton duket se nuk do ta këtë jetën të gjatë në Old Trafford pasi që mund të largohet që në janar.

Juventusi raportohet se janë duke e monitoruar gjendjen e sulmuesit te Manchester Unitedit, Romelu Lukaku.

Belgu 75 milionësh nuk është duke shkëlqyer në Old Trafford prej se ka arritur nga Everton vitin e kaluar

Sipas Calciomercato, Juve e sheh atë si zëvendësues më afatgjatë për Mario Mandzukic.

Lukaku po ashtu mungoi në ndeshjen e parë të Ole Gunnar Solskjaer dhe po konsiderohet tepricë dhe mund të largohet.

Solskjaer shënoi një fitore të madhe kundër Cardiff duke shënuar pesë gola.

Anthony Martial dhe Marcus Rashford të dy ishin në listën e golashënuesve dhe duket se ata do të jenë në skuadër para Lukakus.

United do të përballet me Huddersfield në ”Boxing Day” para se ta presin Bournemouthin në Old Trafford më 30 dhjetor.

Djajtë e kuq fillojnë vitin 2019 me një udhëtim në Newcastle më 2 janar para se ta presin Readingun në FA Cup tri ditë më vonë.

Related posts

Icardi me objektiv ndaj Bolognas, kërkon të shënojë golin numër 100

Q.Autor

“EURO 2023” U-21/ Shqipëria pa Muçin, gati kthesa kundër Kosovës

Delo.autor

LA FUSHËN PAS 19 MINUTASH LOJË/ Juventus mëson lajmin e fundit për kapitenin Chiellini

Delo.autor

Leave a Comment