Futboll Sport

LEGJENDA BRAZILIAN I FUTBOLLIT/ Pele: Është e vështirë ta mbrosh Neymarin për…

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ka thënë se është e vështirë ta mbrosh Neymarin nga kritikat për simulimet e tij dhe ai e ka nxitur sulmuesin e Paris Saint-Germainit që t’i shfrytëzojë aftësitë e tij më shumë.

Ylli brazilian, Neymar, ka marrë shumë kritika gjatë karrierës së tij, por veçanërisht gjatë turneut të Kupës së Botës në Rusi, për sjelljet e tij në fushë sa i përket simulimeve.

Tri-herë fituesi i Kupës së Botës, Pele, ka thënë se bashkëkombësi i tij e bën të vështirë ta mbrosh nga këto kritika, si dhe ka treguar se ai kishte biseduar me të për t’ia kujtuar se sa i talentuar është.

“Është e vështirë ta mbrosh Neymarin për të gjitha gjërat tjera që i bën përveç që luan futboll. Unë bisedova me të dhe ia kujtova atij aftësinë dhe talentin që e posedon. Ai ishte i pafat sepse Brazili nuk e fitoi Kupën e Botës dhe ai u fajësua për këtë gjë”, ka thënë Pele.

“Kam qenë me të në Evropë dy herë. Biseduam dhe unë ia sqarova se Zoti i futbollit ia ka dhënë atij një dhuratë dhe se ajo që e bën ai në fushë e komplikon këtë dhuratë”.

Related posts

GODITJE E RËNDË TE EKIPI TURK/ Jose Mourinho largohet nga Fenerbahçe

F.autor

Serie A merr masa antiterrorizëm për debutimin e Ronaldos, blindohet edhe…

Isa.Autor

“JAM PA FJALË”/ Fluturoi nga SHBA për Arsenal-Wolves, Xhaka dhuratë speciale çiftit për përvjetor (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment