Futboll Premier League Sport

LEGJENDAT E MANCHESTERIT BEFASOJNË FERGUSONIN/ Shikojeni surprizën e veçantë… (FOTO)

Sir Alex Ferguson mori një surprizë të këndshme, kur shkoi për drekë në Manchester. Ryan Giggs, Gary Neville, Nicky Butt dhe Paul Scholes ishin të gjithë duke e pritur legjendën 73-vjeçare të “Djajve të Kuq”.

Të katër lojtarët u rekrutuan nga “Fergie” në klubin e “Old Trafford” në vitin 1992.

Ish-yjet e Manchester United e befasuan Fergusonin, duke e pritur jashtë “The Ivy”, në Manchester, për 10 minuta, para arritjes së skocezit. Dega më e re e restorantit të njohur të zinxhirit të famshëm u hap në Manchester më 27 nëntor dhe mund të presë deri në 535 mysafirë njëherësh.

Ai përfshin një dhomë private në katin e parë të ngrënies. 73-vjeçari mendoi se po e priste një drekë rastësore, para se të shihte “nxënësit” e tij të mëparshëm para restorantit. Ferguson pësoi një hemorragji në tru, në fillim të këtij viti, dhe mysafirët e tij të papritur të drekës ishin ndër ata, që i uruan shërim të shpejtë.

Ky takim vjen pasi Ferguson u ndalua nga mjekët për të ndjekur ndeshjen e Manchester United kundër Fulham, sepse ishin të shqetësuar për shëndetin e tij. Legjenda skoceze kishte parë tri ndeshje rresht të “Djajve të Kuq” në vetëm nëntë ditë, duke përfshirë edhe “dramën” 2-2 në Southampton. /TeleSport/

Related posts

ZYRTARE/ Myrto Uzuni do të drejtohet nga ish-trajneri i Dortmundit

Delo.autor

ËSHTË GRUMBULLUAR TEK KOMBËTARJA E ANGLISË/ Sancho “shkatërron” Harry Maguire në seancën stërvitore (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS VUAN NË MBROJTJE/ “Zonja e Vjetër” kthen sytë nga Chelsea dhe PSG për lojtarët…

Delo.autor

Leave a Comment