Futboll Kombëtarja Sport

LEGJIONARËT/ Basha dhe Mavraj të pafat, penalltia iu mohon fitoren ndaj Kaçes (VIDEO)

Është mbyllur në barazimin 1-1 sfida mes Arisit të Selanikut dhe Panathinaiokist. Një “derbi” shqiptarësh, teksa në fushën e lojës ishin plot 3 të tillë. Bëhet fjalë për Bashën, Kaçen dhe Mavrajn. Ky i fundit e nisi ndeshjen nga stoli teksa u aktivizua nga trajneri në minutën e 79-të. Ndërkohë Kaçe qëndroi në fushë për 74 minuta, teksa më pas i la vendin Kampetsit.

Vendasit e Arisit kaluan të parët në avantazh me anë të Junes në minutën e 15-të. Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte në favorin verdhezinjve, Çatgivianis arriti të vendoste baraspeshën në sekondat e fundit të lojës, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Panathinaikosi e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Makeda u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 89-t.  Pas këtij barazimi skuadrat u ngjitën në kuotën e 19 pikëve.

Related posts

MILAN/ Mirabelli në rrezik, por ja sa është rritur vlera e ekipit

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ish-lojtari i Skënderbeut shënon super gol në kampionatin moldav (VIDEO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ TORINOS/ Allegri: Do të më kishte ardhur po të kishte ndodhur. Ja ku duhet të përmirësohemi

Delo.autor

Leave a Comment