Futboll Shqipëri Sport

LEGJIONARËT/ Qaka gëzon me goleadë, Cikalleshi e Uzuni kënaqen me nga një pikë

Ndponëse e premte, një pjesë e legjionarëve kanë zbritur në fushë që sot, saktësisht Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Kamer Qaka. Vetëm ky i fundit ka mundur që të marrë fitoren, ndërsa dy sulmuesit janë ndalur në barazim.

Për 90 minuta ishte fushë Myrto Uzuni në barazimin e Lokomotivës së Zagrebit ndaj Goricës, në shifrat 2-2. Beratasi bëri një paraqitje të mirë, por pa mundur që të kontribuojë në suksesin e skuadrës së tij, që tani ndodhet në vendin e katërt me 31 pikë. Në fushë ishte edhe Lirim Kastrati, i cili la fushën në minutën e 84-të.

Edhe Sokol Cikalleshi është aktivizuar në ndeshjen mes Gëztepes dhe Bursasporit, e cila përfundoi me rrjeta të paprekura, në shifrat 0-0. Kavajasi zbriti në fushë në minutën e 83-të,m por pa lënë shenjë në këtë takim.

I vetmi që ka gëzuar me skuadrën e tij ka qenë Kamer Qaka. Poli Iashi ka arritur një sukses të thellë në transfertë ndaj ekipit të Konkordias në shifrat 3-6. Mbrojtësi nuk ka qenë protagonist në asnjë prej golave të skuadrës së tij, por kjo fitore në kuotën e 27 pikëve, po aq sa dhe vendi i gjashtë.

Related posts

Inter ‘shkundet’ nga Udinese, vjen humbja e parë për zikaltërit (VIDEO)

Q.Autor

“MILAN MË KA TELEFONUAR”/ Babai i 22-vjeçarit: Gjithçka mund të ndodhë

Delo.autor

PO KALON NJË FORMË FANTASTIKE/ Rafael Nadal siguron me lehtësi në turin tjetër të “Wimbledon” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment