Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kukësi – Kastrioti: Dyfishojnë verilindorët, Rexhinaldo i bën të gjitha vetë (VIDEO)

Kukësi dhe Kastrioti po ndeshen  në “Elbasan Arena” në kuadër të javës së 18-të të Superiores. Të dyja ekipet kërkojnë medoemos pikë për të arritur objektivat e tyre të ndryshëm.

Verilindorët për tu afruar me Partizanin, ndërsa Kastrioti për të qenë sa më afër me Kamzën. Kukësi vjen në këtë takim nga një barazim pa gola me Partizanin, ndërkohë që krutanët janë mundur në shtëpi 0-4 nga Teuta.

LIVE/ Kukësi-Kastrioti 1-0
Limaj 2′, Rexhinaldo 35′ 

KOMENTI

35′ GOOOL Rexhinaldo dyfishon për Kukësin. Një top i ardhur nga goditja e dënimit të cilën e fitoi vet, gjen kokën e sulmuesit që i shpëton mbulimit të mbrojtësit dhe e dërgon me finesë në rrjetë. 

34′ Emiliano Çela ndërhyn ashpër ndaj Rexhinaldos, kryesori Meta e ndëshkon me të verdhë.

33′ Maliqi humbet kundërshtarin dhe i shkakton faull, arbitri i tregon menjëherë të verdhin.

27’ Një top i ardhur nga mesfusha, Shehu udhëheq topin drejt zonës dhe gjendet përballë Frashërit, por ky i fundit pret. Kuksianët protestojnë për pozicion jashtë loje.

20’ Okebugu provon nga një goditje dënimi, por tentativa është shumë e lehtë dhe Frashëri kontrollon me lehtësi.

15’ Loja kontrollohet nga kukësianët, por asnjë rast për tu përmendur në këto minuta.

2′ GOOL Kukësi, Limaj zhbllokon sfidën shumë shpejt për verilindorët. Një gjuajte e fuqishme nga jashtë zone e ka ndalur sferën vetëm në rrjetë.

1′ Nis loja.

Related posts

E BUJSHME/ Higuain reflekton mbi të ardhmen, del në skenë pista e çuditshme

Delo.autor

KOHË TË VËSHTIRA PËR YLLIN BRAZILIAN/ “Mos më çani…”, Nejmar shpërthen ndaj gazetarëve (VIDEO)

F.autor

44 VJETORI/ Juventus uron “legjendën” e saj për ditëlindje me një mënyrë të veçantë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment