Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Partizani-Kukësi: Drithërima në portën e Frashërit, Hebaj “flirton” me golin (VIDEO)

Po në “Selman Stërmasi” kryendeshja e javës së 17-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Kukësit. Sikur të mos mjaftonin temperaturat e ulëta të kësaj periudhe, mungesa e tifozëve e bën edhe më të ftohtë atmosferën e kësaj supersfide.

bandicam 2018-12-14 18-01-37-896

Por, nëse qetësia mbizotëron në tribunat e stadiumit, skuadrat brenda vetes “vlojnë”, kështu që do të luftohet fort për të përmbushur objektivat.

5 pikë është diferenca mes këtyre 2 skuadrave, teksa një fitore e “demave” do ta thellonte shkëputjen në +8, nga ana tjetër, në rast fitoreje të Kukësit, skuadra e Cungut do të ishte 2 pikë larg Partizanit

bandicam 2018-12-14 17-56-39-831

Të kuqtë kërkojnë të shlyejë humbjen e thellë që Kukësi i shkaktoi vjet në fazën e katërt, 4-0. Ndërsa verilindorët do të kërkojnë shpagimin e disfatës së fazës së parë, ku të kuqtë i mundën 1-0 në “Elbasan Arena”, që për të besuarit e trajnerit Cungu ishte ndeshje në shtëpi.

bandicam 2018-12-14 18-16-04-144

Nuk mungojnë surprizat në formacionet zyrtare, teksa trajneri Gega, ka preferuar mesfushorin e ri Kristi Kote nga minuta e parë, duke lënë në stol, sulmuesin shkodran Rubin Hebaj. Për sa i përket Kukësit, trajneri Cungu, i ka besuar sulmuesit Rexhinaldo, i cili rikthehet të luajë si titullar.

LIVE| PARTIZANI-KUKËSI 0-0

84′ Zëvendësim te Partizani, largohet Kristi Kote në fushën e lojës braziliani Lukas Kardozo.

78′ Pranë golit Partizani me Rubin Hebajn. Sulmuesi shkodran merr një asist nga Bardhi, provon me një gjuajte të rrezikshme drejt portës, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

75′ Kukësi provon të rrezikojë nëpërmjet goditjeve të njëpasnjëshme nga këndi, por Shameti nuk arrin të fitojë duelin me Ibrahimin.

74′ Zëvendësim te Partizani, largohet Mensah në lojë Rubin Hebaj.

70′ Aksion model i Kukësit, topi shkon te Melo, që provon të gjejë trekëndësin e djathtë të Alban Hoxhës. Ky i fundit detyrohet të bëjë edhe njëherë tjetër shpëtimtarin, duke i mohuar golin brazilianit.

68′ Bie ndjeshëm rritmi i lojës, skuadrat qarkullojnë topin, mungojnë rastet e rrezikshme të shënimit në këtë fragment loje.

61′ Partizani provon të shtyjë përpara me Ibrahimin dhe Trashin, por harkimet e futbollistëve të kuq janë neutralizuar nga mbrojtësit e Kukësit.

58′ Goditje dënimi për Kukësin. Provon Donjet Shkodrat me një gjuajtje të rrezikshme, por ndal mjaft bukur portieri Alban Hoxha, i cili tregohet tepër i sigurt në krahun e tij.

55′ Kote provon me një gjuajtje të rrezikshme në hyrje të zonës, por pret portieri Stivi Frashëri.

49′ Rrezikshëm Kukësi edhe në pjesën e dytë. Melo merr një top të bukur brenda zonës nga Rexhinaldo, provon me një gjuajtje diagonale drejt portës, por grushton portieri Alban Hoxha.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime nga trajnerët.

Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura. 

bandicam 2018-12-14 18-47-49-182

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Pranë golit Kukësi. Rexhinaldo i vetë brenda zonës, nuk ka arritur të përfitojë pas krosimit të Shkodrës, teksa në afërsi të pikës së penalltisë e ka dërguar topin jashtë kuadratit.

42′ Kukësi provon të shtyjë para me Melon, por të vendosur mjaft mirë mbrojtësit e Partizanit, që nuk lejojnë depërtimin.

39′ Kukësi fiton goditjen e parë nga këndi, por nuk arrijnë të përfitojnë futbollistët verilindorë.

35′ Alban Hoxha bën një ndërhyrje shpëtimtare pas gjuajtjes të Ethemit duke i mohuar golin verilindorëve.

34′ Shkodra fut një top të rrezikshëm në zonë. Panik në portën e kuqe, por largon në momentin e fundit Belica.

33′ Labinot Ibrahimi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ethemit.

30′ Bardhi rrëzohet brenda zonës dhe kërkon penallti, nuk është i këtij mendimi gjyqtari që vazhdon lojën.

25′ Goditje dënimi për Kukësin nga e djathta. Kroson Shkodra, topi shkon në zonë te Rexhinaldo, por sulmuesi nga Mozambiku nuk arrin të devijojë siç duhet.

23′ Telushi provon me një gjuajtje nga distanca, kontrollon portieri Frashëri.

21′ Kundërsulm vrastar i Partizanit, topi shkon te Kote nga e djatha, i cili harkon bukur në qendër për Bardhin, por ky i fundit nuk arrin të godasë saktë brenda zonës, duke shpërdoruar një rast të artë.

19′ Hila rrezikon shumë me ndërhyrjen e gabuar ndaj Ethemit, gjyqtari Jorgji e këshillon.

14′ Shkodra provon të befasojë me një gjuajtje nga distanca, por nuk e gjen kuadratin e portës.

9′ Bruno Telushi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Frashëri. Mesfushori vlonjat humbet ndeshjen e radhës ndaj Luftëtarit.

8′ Goditja e parë nga këndi, i takon Partizanit, e fiton Bardhi.

5′ Kote proson bukur nga e djathta, por Mala nuk arrin të godasë siç duhet me kokë, teksa topi ka shkuar te portieri Frashëri.

3′ Pranë golit Partizani me Jurgen Bardhin, i cili pas një harkimi nga e majta të Trashit, nuk ka mundur ta shtyjë topin në rrjetë duke goditur jashtë kuadratit.

1′ Ka startuar në “Selman Stërmasi” kryendeshja e javës së 17-të.

Related posts

Thibo Courtois tek Real Madrid/ Chelsea në kërkim për zëvendësuesin e portierit belg

Isa.Autor

PASOJA TË RËNDA PËR EKIPIN E GATUSSOS/ Ja çfarë e pret Milanin nëse nuk kualifikohet në Champions

Delo.autor

HUMBJA ME “MANITA” NDAJ SPANJËS/ Luka Modric sherr me sulmuesin Rebic. Zbulohet arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment