Futboll Shqipëri Sport

LIVE/ Partizani-Kukësi: Mbyllet pjesa e parë, verilindorët dominojnë (VIDEO)

Partizani dhe Kukësi nuk kanë dhuruar surpriza në rreshtimet e tyre për ndeshjen e sotme në “Selman Stërmasi”, ky vihen përballë skuadrat e kreut. As Gega dhe as Cungu nuk kanë eksperimentuar, duke hedhur në fushë formacionet më të mirë të mundshme duke llogaritur emrat që ka në dispozicion.

Trajneri Gega ka preferuar që të ketë një formacion pak më të kujdesshëm në krahasim me ndeshjen ndaj Teutës, duke ulur në stol Hebajn për t’i bërë vend Kotes në mesfushë e për t’iu kthyer skemës “klasike” me Bardhin përpara.

Ndërkohë te Kukësi, Shkodra ka marrë vendin e Dzarias të pezulluar, ndërsa nuk ndryshon pjesa tjetër e skuadrës e cila ka gjetur stabilitet me formacionin 3-4-3.

MINUTË PAS MINUTE

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Pasim i shkëlqyer i Shkodrës për Rexhinaldon, ky i fundit gjuan me kokë drejt shtyllës së parë, por sfera përfundon jashtë.

42’ Kordeiro kalon 2 mbrojtës të Partizanit dhe gjen hapësirën për të gjuajtur, por sfera ndalet në këmbët e mbrojtjes kundërshtare.

41’ Çyrbja nis një top në qendër nga e djathta, Et’hemi me kokë gjuan por nuk ka as forcën e as saktësinë e duhur për të dërguar sferën në rrjetën e Hoxhës.

38’ Mbetet në sulm Kukësi. Et’hemi provon të shpërthejë në krahun  e majtë dhe vetëm një ndërhyrje e saktë e Belicës në zonë largon rrezikun duke shkaktuar goditje këndi. Në ekzekutimin e saj, Hoxha del dhe grushton duke larguar sferën.

35’ Hoxha shpëton Partizanin nga disavantazhi. Maliqi nis një top në qendër, Belica nuk largon sferën siç duhet dhe Et’hemi përfiton për të gjuajtur me shpejtësi. Por portieri i Partizanit grushton dhe shpëton katërkëndorin e tij.

30’ Zbritje e shpejtë e Partizanit në zonën e Kukësit, topi shkon te Bardhi i cili rrëzohet pas një përplasje me Shametin. Të kuqtë kërkojnë penallti, Jorgji bën shenjë që loja të vazhdojë.

28’ Aksion me shumë pasime nga krahu i majtë për Kukësin, Kordeiro kombinon bukur me Limajn, por pasimi i këtij të fundit është më i fortë sesa duhet dhe nuk gjen Et’hemin, duke përfunduar në rivënie fundore për të kuqtë.

27’ Rrit kontrollin e topit Kukësi në këto minuta, dukë sjellë një zhvendosje prapa të Partizanit që nuk kënaq trajnerin Gega i cili udhëzon ekipin të kthehet përsëri te loja agresive.

25’ Një goditje dënimi nga e djathta nuk shfrytëzohet nga Kukësi për të rrezikuar portën e Hoshës. Topi arrin te Rexhinaldo por kthesa e tij as që shqetëson portierin e të kuqve.

21’ Aksion nga e djathta i Partizanit që nis një kundërsulm të shpejtë me Kotën. Mesfushori harkon mirë në zonë për Bardhin, por devijimi i tij me kokë nuk gjen kuadratin.

17’ Rrebesh shiu mbi stadium, duke vështirësuar më shumë lojën e dy skuadrave.

16’ Mundohet të dalë para edhe skuadra e Kukësit, me depërtime nga krahët të Maliqit e Kordeiros, por asnjëri nuk arrin të gjejë hapësirën qoftë edhe për të harkuar në zonë, të kontrolluar me qetësi nga prapavija e vendosur mirë e të kuqve.

12’ Hila provon me një gjuajtje nga distanca por nuk ka shënjestrën për të goditur në katërkëndorin e  Kukësit.

11’ Frashëri kërkon ndihmën e stafit mjekësor të skuadrës, verilindorët nxjerrin në nxemje portierin e dytë Maloku për të qenë gati për çdo eventualitet.

9’ Harkim në zonë nga një goditje këndi për Partizanin, Frashëri kontrollon. Por në momentin e rivënies në lojë të tij, Telushi gabon duke e penguar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

7’ Shumë më agresive skuadra e Partizanit që ka kontrollin e topit dhe deri tani ka mbajtur në gjysmëfushën e vet Kukësin.

6’ Tjetër harkim në zonën e Kukësit, Frashëri del dhe kontrollon me qetësi.

4’ Harkim i bukur i Trashit nga e majta, topi te Bardhi i cili devijon lehtë pa arritur të kthejë sferën drejt katërkëndorit të Frashërit.

1’ Fillon ndeshja mes dy skuadrave të kreut.

Related posts

Ronaldo: Kur isha futbollist, e fshehja birrën në kanaçe “guarane”

Q.Autor

KËRKON TITULLIN/ Klopp: Ja pse ky sezon i Premier League është më emocionuesi ndër vite

Isa.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Nuk po gjen hapësira te Barcelona, Chelsea gati të negociojë me 21-vjeçarin

Delo.autor

Leave a Comment