Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Partizani-Kukësi: Ndërhyrja e gabuar ndaj Frashërit, Telushi ndëshkohet dhe humbet sfidën ndaj… (VIDEO)

Po në “Selman Stërmasi” kryendeshja e javës së 17-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Kukësit. Sikur të mos mjaftonin temperaturat e ulëta të kësaj periudhe, mungesa e tifozëve e bën edhe më të ftohtë atmosferën e kësaj supersfide.

Por, nëse qetësia mbizotëron në tribunat e stadiumit, skuadrat brenda vetes “vlojnë”, kështu që do të luftohet fort për të përmbushur objektivat.

5 pikë është diferenca mes këtyre 2 skuadrave, teksa një fitore e “demave” do ta thellonte shkëputjen në +8, nga ana tjetër, në rast fitoreje të Kukësit, skuadra e Cungut do të ishte 2 pikë larg Partizanit

bandicam 2018-12-14 17-56-39-831

Të kuqtë kërkojnë të shlyejë humbjen e thellë që Kukësi i shkaktoi vjet në fazën e katërt, 4-0. Ndërsa verilindorët do të kërkojnë shpagimin e disfatës së fazës së parë, ku të kuqtë i mundën 1-0 në “Elbasan Arena”, që për të besuarit e trajnerit Cungu ishte ndeshje në shtëpi.

bandicam 2018-12-14 18-16-04-144

Nuk mungojnë surprizat në formacionet zyrtare, teksa trajneri Gega, ka preferuar mesfushorin e ri Kristi Kote nga minuta e parë, duke lënë në stol, sulmuesin shkodran Rubin Hebaj. Për sa i përket Kukësit, trajneri Cungu, i ka besuar sulmuesit Rexhinaldo, i cili rikthehet të luajë si titullar.

LIVE| PARTIZANI-KUKËSI 0-0

14′ Shkodra provon të befasojë me një gjuajtje nga distanca, por nuk e gjen kuadratin e portës.

9′ Bruno Telushi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Frashëri. Mesfushori vlonjat humbet ndeshjen e radhës ndaj Luftëtarit.

8′ Goditja e parë nga këndi, i takon Partizanit, e fiton Bardhi.

5′ Kote proson bukur nga e djathta, por Mala nuk arrin të godasë siç duhet me kokë, teksa topi ka shkuar te portieri Frashëri.

3′ Pranë golit Partizani me Jurgen Bardhin, i cili pas një harkimi nga e majta të Trashit, nuk ka mundur ta shtyjë topin në rrjetë duke goditur jashtë kuadratit.

1′ Ka startuar në “Selman Stërmasi” kryendeshja e javës së 17-të.

FORMACIONET ZYRTARE: 

PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Telushi, Kote Hila, Mala, Bardhi, Mensah, Trajner: Skender Gega.

bandicam 2018-12-14 17-33-30-539

KUKËSI: Frashëri, Krasniqi, Shameti, Cuculi, Maliqi, Melo, Limaj, Shkodra, Çyrbja, Ethemi, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu.

bandicam 2018-12-14 17-30-02-021

Gjyqtar: Enea Jorgji (Elbasan)

Related posts

Parashikimi-Skedina /Këto janë ndeshjet që mund tu bëjnë me para sot

Q.Autor

MOLDAVIA BEFASON ÇEKINË/ Ndërlikohet Grupi E, “përzihen” kartat e favoritëve

F.autor

A është ky Botërori më i nxehtë në tribuna? (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment