Futboll Premier League Sport

MBROJTËSI VRASËS/ Luiz na tregon pse sot është “LUKS” të jesh sulmues (VIDEO)

Mbrojtësi David Luiz, protagonist në fitoren 2-0 që Chelsea arriti ndaj kampionëve të Manchester City në kampionat ditën e shtunë, shprehet se kritikat që ai dhe reparti i mbrojtjes ka patur ditët e fundit janë pjesë e punës së tij. Kritikat janë shtuar pas humbjes 2-1 që Chelsea pësoi në mesjavë ndaj Wolverhampton, ku mbrojtësi brazilian u kryqëzua për paraqitjen aspak bindëse. Dhe, në ndeshjen e radhës ai ishte protagonist, duke realizuar golin e dytë për Chelsea, pas një goditje me kokë.

“Kritikat nuk e infektojnë aspak punën tonë, ato janë pjesë e jetës tonë. Unë e kuptoj se çfarë do të thotë të jesh pjesë e kritikave”, u shpreh mbrojtësi 31-vjeçar, i konsideruar si i rëndësishëm nga trajneri Maurizio Sarri. “Në ekipe të mëdha, nëse fiton çdo gjë shkon mirë, nëse humbet faji është i joti. Kjo ndodh shpesh me mbrojtësit dhe portierin. Sulmuesit asnjëherë nuk janë fajtorë të humbjes edhe pse humbasin raste para porte…”, tha më tej David Luiz.

“Unë jam mësuar me këtë gjë dhe i pranoj kritikat në mënyrë inteligjente. Ndoshta ato na motivuan dhe luajtëm mjaft mirë ndaj City, duke fituar me meritë. Mbi të gjitha nuk pësuam gol dhe kjo është e rëndësishme për ne. Këto ndeshje nuk janë asnjëherë të lehta, por luajtëm mirë, duke qenë të sinkronizuar mirë në çdo moment. Ndaj Wolves humbëm dhe ky ishte një rezultat poshtërues, por reagimi ndaj City tregoi realisht vlerat e Chelsea”, tha Luiz.

Related posts

SUPERSFIDA/ KANE kundër ICARDIT: Sulmuesi që shënon më shumë kundër atij më…

Isa.Autor

Portieri i Islandës në qiellin shtatë, tregon si e mundi Messi-n

Sadik.Autor

GATI PËR SUPERIOREN/ Shkëlqen Partizani: Fiton trofeun në triangolaren e Durrësit

Isa.Autor

Leave a Comment