Futboll Shqipëri Sport

MERR FUND DILEMA/ SADIKU do vetëm ZVICRËN, presidenti i klubit thotë fjalën e fundit

Presidenti i klubit zviceran të Luganos Angelo Renzeti nuk e ka fshehur dëshirën që sulmuesi i Kombëtares sonë dhe Levantes Armando Sadiku t’i bashkohet sërish ekipit të tij. Në një deklaratë për mediat zvicerane, ai saktësoi se 27-vjeçari është vendosur në listën e dëshirave kryesore për merkaton e janarit.

“Me disa kushte të caktuara, Sadiku është në krye të listës tonë për merkaton e janarit. Ai është paraqitur shumë mirë në dy eksperiencat e tij të mëparshme te Lugano, e njeh ambientin ndaj nuk do të kishte asnjë lloj vështirësie të përshtatej me skuadrën. Është e qartë se janë disa aspekte teknike dhe ekonomike që duhen marrë në konsideratë por unë nuk përjashtoj asnjë gjë”, deklaroi Renzeti.

Sadiku nuk po gjen thuajse fare hapësira te skuadra e Levantes dhe shpreson të kthehet sërish në Zvicër, ku shkëlqeu në sezonet 2012-214 dhe në 2017 duke realizuar plot 38 gola në 62 ndeshje.

Related posts

NDESHJA ME BARCELONËN/ Njihuni me renditjen e të gjitha kohërave për “Të Kuqtë” në Premier (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Bayern Munich-PSG. Rezultati 2-3

Delo.autor

PLAS DAJAKU MES LOJTARËVE/ Ja çfarë bëjnë Iniesta dhe Podolski (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment