Futboll La Liga Sport

“NUK ËSHTË FANELLA JOTE”/ Numrin 7 te Real MADRITI po e ndjek tersi

Dëshira e ish-trajnerit Julen Lopetegui për ta kthyer në verë Mariano Diaz te Real Madridi u bë realitet, por ai ka qenë tërësisht jashtë fushave, madje tani edhe pas dëmtimit.

Ai nuk ka arritur që të luajë në La Liga, edhe pse bëri një gol të bukur në ndeshjen e parë kundër Romës në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht se ai u nderua me numrin që mbante Cristiano Ronaldo, pra 7, Mariano nuk ka qenë titullar as në kohën e Lopeteguit e as të Santiago Solarit.

Atij ju dha mundësia që të luajë kundër Melillas, por mbeti përsëri i zhgënjyer, pasi u detyrua që të largohet për shkak të dëmtimit.

Edhe pse luajti për 80 minuta ai nuk arriti që të shënoi kundër një skuadre modeste të niveleve të ulëta, teksa Madridi u detyrua që të luajë 10 minuta pa të për shkak se kishte bërë tri zëvendësimet e mundshme.

Related posts

SHKURTIT I SPALLETTIT/ Pritet kthesa e Interit, ja ndryshimet e trajnerit

Delo.autor

Befason ish-mesfushori i Kukësit dhe Flamurtarit, 29-vjeçari tërhiqet nga futbolli

Isa.Autor

PLAS edhe tek Serbia/ Mesfushori me origjinë SHQIPTARE kundër ekipit

Sadik.Autor

Leave a Comment