Futboll Seria A Sport

NUK QENKA MIRË/ Spalletti: Përjashtimi im i DREJTË. Penalltia? Ishte edhe e Manolasit…

Roma-Inter shënon prej një viti edhe rikthimin e Luçiano Spaletit në “Olimpico” pas ndarjes në 2017- ën dhe çështjen “Toti”. Nga tifozët romanë edhe mbrëmjen e djeshme nuk ka munguar “përshëndetja”: pati, në fakt, dyndje vërshëllimash nga shkallët e stadiumit kur kronisti lexoi emrin e trajnerit toskan.

Dhe nga momenti kur nuk është më trajneri i Romës, por i Interit, nga “Olimpico” kishte dalë gjithmonë me fitore: 3 suksese në 3 ndeshje, një kundër verdhekuqve, dy kundër Lacios. Seria u ndal dje, me barazimin spektakolar 2-2: sfidë ku Roki e ka larguar në fund për shkak të protestave.

“Veproi mirë! Ishte një kundërsulm i rrezikshëm dhe e ekzagjerova kur vërshëlleu faullin, e pranoj. U përjashtova me të drejtë. Penalltia? Po ndërhyrja e Manolas ndaj Ikardit…?”.

VAR-i DHE NDESHJA – Supersfida pati shumë episode arbitrale kontroverse, ku edhe VAR-i ishte mes “protagonistëve”: “Në situatat e dyshimta duhet verifikuar gjithmonë monitori, – ka nënvizuar trajneri interist. – Thuhet që nëse VARi konsultohet shpesh, penalizohet spektakli.

dsds

Sipas mendimit tim, mjafton të kalibrohet përdorimi me kohën efektive… Pika u shërben pak të dyjave? Jo, përkundrazi: një ndeshje e këtij niveli është thelbësore për vetëbesimin. Ikardi? Vetë kuptimi i fjalës ‘bomber’: po përmirësohet edhe në lojën me skuadrën”.

LAUTARO DHE TOTI – Martinez hyri në fund, pas postimit polemik të babait ndaj vetë Spaletit: “Lautaro mori pozicion dhe kërkoi falje, mua dhe skuadrës. Toti u tërhoq për shkakun tim? Jo, klubi e dinte që kishte edhe një vit në kontratë dhe ai mund të vazhdonte. Nuk e pata larguar unë nga qendra stërvitore, i kam thënë vetëm që pas 5 fitoresh nuk mund të vepronte sipas dëshirës”.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Marotta përgatit goditjen e dyfishtë nga Barcelona, ja emrat

Delo.autor

U DËMTUA NË NDESHJEN KUNDËR TOTTENHAMIT/ Guardiola ndez alarmin, ja sa rrezikon ylli de Bruyne

Delo.autor

Cutrone: Do të luaja edhe në mbrojtje nëse ma kërkon Gattuso

Sadik.Autor

Leave a Comment