Futboll

OBJEKTIVAT E MERKATOS/ Ylli i Arsenalit në listën e Spallettit, Marotta do të tentojë që…

Në raportimet e fundit lidhur me objektivat për merkaton e Interit në janar, përveç Luka Modriç (që mbetet ëndrra e madhe), në listën e Xhuzepe Marotës është shkruar edhe emri i Aron Ramsejt: në qershor i skadon kontrata aktuale me Arsenalin, nga e cila përfiton 7 milionë paund në sezon dhe mund të lirohet me kosto zero, ndërsa në janar zikaltrit mund t’i ofrojnë një lloj dëmshpërblimi skuadrës londineze për të mposhtur konkurrencën me Juventusin dhe Milanin mbi të tjerët.

Spaleti kërkon prej kohësh një përforcim në mesfushë dhe nga Milano konfirmojnë se do ishte i lumtur me transferimin e uellsianit. Ramsej është 29 vjeç, luan në qendër të repartit, por mund të bëjë edhe fantazistin: një “xhol” polivalent, pra, për trajnerin zikaltër. Te “Topçinjtë”, si ai po ashtu edhe Ozil (tjetër emër në orbitën zikaltër) janë jashtë planeve të trajnerit Unai Emeri, që i sheh si alternativa të Luka Torreiras dhe Granit Xhakës.

Related posts

“AI VJEN GJITHNJË I QESHUR NË STËRVITJE”/ Mesfushori Shaqiri thur elozhe për lojtarin grek: Do shpërblehet për…

Delo.autor

E BUJSHME/ “Sirena” gjermane për Igli Taren, klubi i Bundesligës shënjestron drejtorin sportiv të Lacios

Delo.autor

SUPER SFIDA ME LIVERPOOL/ “Katalanasve” i bëhet pritje madhështore në qytetin anglez (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment