Futboll Sport

PARA KUALIFIKIMEVE “EURO 2020″/ Kosova mund të luajë miqësore me…

Wales e ka të lirë një ndeshje para se të fillojë kampanjën për Euro 2020 kundër Sllovakisë në mars të 2019. Pos Kosovës, për Walesin edhe Gjermania mund të jetë njëri nga kundërshtarët potencial të tyre.

Walesi është në grupin E me Kroacinë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Azerbajxhanin.

Por, për shkak se ata janë në një grup me vetëm pesë skuadra, atëherë ata në mars do të kenë një ndeshje të lirë dhe Kosova është njëra prej skuadrave të mundshme që mund të përballet me ta.

Sipas rregullave të reja të kualifikimeve për Euro 2020, çdo skuadër e ka nga një ndeshje të lirë por atë duhet ta zëvendësojnë me një miqësore.

Janë katër kundërshtarë potencial për Walesin në këto data, edhe pse ata mund të luajnë edhe me ndonjë skuadër jo europiane.

Wales e pret Sllovakinë të dielën, më 24 mars 2019, por nuk kanë ndeshje dhe janë të lirë në datat 21-23 mars dhe në ndeshjen e gjashtë 8-10 shtator.

Sipas BBC, menaxheri Ryan Giggs dhe Federata e Futbollit të Wales është duke diskutuar kundërshtarët potencial, që janë Gjermania, Danimarka, Kosova dhe Serbia që po ashtu janë të lira në mars.

A do ta zgjedhin ata Kosovën, apo Kosova do të kërkojë miqësore me Gjermaninë, Danimarkën kjo mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

Related posts

Përmbysje e çmendur nga 3-0 në 3-4, ekipi i Abrashit bën mrekullinë

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Lecce-Juventus. Rezultati 1-1

Delo.autor

BARCELONA-LYON/ Ja momenti kur Messi shënon penalltinë me “panenka” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment