Futboll Premier League Sport

“PARAJA NGRE UJIN NË QIELL”/ Manchester City “BLEN” edhe trenin (VIDEO)

Mund të fitojnë më shumë nga shitja e të drejtave televizive, por klubet e Premier League nuk ndryshojnë shumë nga ato të kampionateve të tjera. Edhe në mjetet e transportit, sepse shpesh zgjedhin të marrin trenin në vend të avionit apo autobusit. Por pas sherrit mes Fellaini-t dhe një tifozi pas një transferte të United, tani ka tërhequr vëmendjen udhëtimi i Manchester City drejt Londrës.

Siç ka bërë të ditur “Daily Mail”, zgjedhja e Pep Guardiola për të shkuar me tren në Ëatford ka krijuar pakënaqësi. Jo mes lojtarëve, por mes pasagjerëve të tjerë, që kanë parë t’i pushtohej treni i tyre nga gjithë ekipi i Manchester City-t. Arsyeja e zemërimit ka qenë ndalesa e paparashikuar e bërë për zbritjen e “Citizens”.

Në një moment treni ka ndaluar në stacionin e Watford, që nuk ishte i përfshirë në itinerar. Arseja? Të linte të zbrisnin yjet e City sa më afër të ishte e munduar me stadiumin “Vicarage Road”. “Duke se kur dikush ka para mund të blejë atë që do. Ka rregulla për ata dhe rregulla për njerëzit e thjeshtë”, ka thënë një nga të pranishmit.

“Nuk mendoj se treni do të ishte ndalur për mua, nëse do të kisha dashur të zbrisja në Ëatford”, ka thënë një tjetër.

Fjalën e fundit e ka thënë një pjesëtar i stafit të trenit, i cili ka thënë për “Daily Mail”: “Praktikisht, Manchester City ka blerë edhe trenin”. Duke parë shpenzimet e bëra nga “Blutë” në merkatot e fundit, ironia e përdorur ka qenë e përshtatshme.

Related posts

PRAPASKENA/ De Biazi: Ja si më “MALLKOI” DUKA dhe pse nuk e mora drejtimin e Italisë

Isa.Autor

Statistika e veçantë/ Leo Messi e kaloi 83.1% të ‘El Classico’ duke…

Q.Autor

(VIDEO) Përfundon pjesa e parë, gabimi i Donnarummas i kushton rëndë Milanit

Q.Autor

Leave a Comment