Futboll Premier League Sport

PAS BARAZIMIT KUNDËR ARSENAL/ ​Mourinho : Është një shenjë pozitive por janë disa gjëra që…

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, e ka vënë në dyshim aftësinë e lojtarëve pas barazimit kundër Arsenalit mbrëmë, duke thënë se janë disa gjëra që ai nuk mund t’i marrë nga futbollistët e skuadrës së tij.

Manchester Unitedi arriti ta barazojë rezultatin dy herë gjatë ndeshjen së djeshme, por që të dy golat e Arsenalit skuadra e Mourinhos i pranoi për shkak të gabimeve të lojtarëve, transmeton Gazeta Express.

Për golin e parë, David de Gea e bëri një gabim të pazakontë për të dhe topin nuk arriti ta largojë para se ta kalojë vijën e portës as Ander Herrera. Për golin e dytë, Marcos Rojo bëri një gabim duke ia pasuar kundërshtarëve të tij topin.

“Ne e qëllojmë veten shumë herë brenda sezonit, Kjo është me të vërtetë shumë, shumë e vërtetë, por lojtarët treguan një shpirt të madh. Sjellje fantastike nga minuta e parë. Shumë lojtarë ishin në vështirësi”, ka thënë Mourinho.

“Ne duhet ta kishim fituar ndeshjen. I bëmë dy gabime të mëdha për golat e tyre, i bëmë gabimet e tjera që i lejuan ata të na sulmojnë. Është një shenjë pozitive por janë disa gjëra që nuk mund t’i marr nga ta dhe nuk mund të them më shumë se kaq”

Related posts

SUPERSFIDA/ Milan – Roma: “San Siro” TRONDITET nga një SUPERGOL (VIDEO)

Isa.Autor

RINOVIMI/ Sevilla “BLINDON” dy yjet, Banegan dhe Sarabian

Isa.Autor

TUCHEL SFIDON PSG/ Klubi rrezikon të përçahet nga mesfushori…

Delo.autor

Leave a Comment