Futboll Seria A Sport

PAS IBRAHIMOVIC/ Drejtuesit e “KuqeZinjve” i dështon “PLANI B” për sulmuesin e Sampdorias

Pas tentativave për të rikthyer në Milano Zlatan Ibrahimoviçin, drejtuesit e Milanit Leonardo e Maldini dështojnë edhe në planin B të tyre, atë të transferimit të veteranit të Sampdorias, Fabio Quagliarela.

Ky i fundit po bën një sezon perfekt, pavarësisht 35 viteve që ka mbi shpinë, që nuk e kanë penguar aspak të shënojë 9 gola dhe të japë 5 asiste në këto javë të para të kampinatit.

Gjithsesi tentativat e drejtuesve të Milanit, për të vënë sulmuesin në dispozicion të Gattusos duket se kanë marrë fund tashmë, pasi vetë Quagliarela ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Sampdorias.

Ka qenë vetë presidenti i dorianëve, Ferrero ai i cili në përfundim të sfidës përballë Parmës, njoftoi arritjen e marrëveshjes për zgjatjen e kontratës me sulmuesin, deri në verën e 2020-ës.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e Mialnit do të duhet të hedhin sytë në një tjetër pistë, për t’i vënë në dispozicion edhe një sulmues Gattusos dhe për të synuar më pas arritjen e zonës Champions.

Related posts

SKËNDERBEU NIS PËRGATITJET/ Ja tre lojtarët që trazojnë merkaton e “Korçarëve”

Delo.autor

U la jashtë kombëtares, tifozët belg firmosin peticion për ta rikthyer

Sadik.Autor

Stadiumi i ri i Totenhemit, tifozët shfrenojnë fantazinë: Ngjan me ulësen e TUALETIT

Isa.Autor

Leave a Comment