Futboll Premier League Sport

PËRFORCIMI I PARË PËR SOLSKJAER/ Man United paguan 36 milionë euro për një mbrojtës në Seria A

Manchester United ka nisur të ndërtojë skuadrën e re, duke sjellë përforcimet e para për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer. Përfaqësuesit e “djajve të kuq” kanë qenë në Romë për të ndjekur nga afër mbrojtësin grek Kostas Manolas, që luan pikërisht me ekipin verdhekuq.

Manolas ka një klauzolë prej 36 milionë eurosh, shumë të cilën skuadra e United është gati ta paguajë që në janar, për ta sjellë që tani lojtarin në “Old Trafford”. Problemi i vetëm prë United është fakti se edhe Roma luan në Champions League dhe kërkon ta mbajë lojtarin, duke qenë se ka një short favorizues (luan me Porto).

Për këtë arsye, United kërkon ta “prenotojë” lojtarin që tani dhe në rast se kjo marrëveshje nuk do të konkretizohet në janar, atëherë transferimi të kryhet verën e ardhshme. Mbrojtësi 27 vjeçar po bën një sezon të mirë me Romën, duke tërhequr vëmendjen e skuadrave “big” të Europës, me United që është gati ta sjellë në Premier, duke parë problemet që skuadra ka në këtë repart.

Related posts

KORET RACISTE NGA TIFOZËT E LAZIOS NË “SAN SIRO”/ Ja vendimi drastik që merr Tiemoue Bakayoko

Delo.autor

MOMENTI PREKËS/ Ylli amerikan dorëzon titullin kampion për shkak të sëmundjes

Isa.Autor

“DEMI” ËSHTË I LUMTUR NË SERIE A”/ Agjenti i Lautaro bën me zemër “zikaltërit”: Shpresoj ta çoj te Napoli një ditë

Delo.autor

Leave a Comment