Futboll Seria A Sport

PROBLEME PËR JUVENTUSIN/ Atletico ka një “SUPERHERO” të ri

Kundërshtari i ardhshëm i Juventus-it në Champions League, Atletico Madrid, po përgatitet me përqendrimin e zakonshëm për t’u përballur me ndeshjet e ardhshme në Spanjë dhe Europë. Skuadra e Diego Simeone-s është prej vitesh mes më të mirave të futbollit europian dhe  kundërshtari më i fortë që “Zonja e Vjetër” mund të takonte në 1/8-at e Champions League.

Nëse bardhezinjtë po dominojnë në Serinë A, edhe “Colchoneros” nuk mbeten pas. Të dytët në kampionat, me një distancë prej vetëm tri pikësh nga kryesuesit e Barcelonës, madrilenët synojnë për më lart edhe falë armës së tyre sekrete.

Emrat e Griezman, Kalinic, Koke dhe Saul të frikësojnë, por Atletico Madrid mund të mbështetet edhe tek një tjetër “superhero”. Bëhet fjalë për portierin sllovaku 25-vjeçar, Jan Oblak.

Falë pritjeve të tij, sidomos në ndeshjen e fundit të fituar nga “Colchoneros” kundër Espanyol, në të cilën ka bërë disa ndërhyrje të jashtëzakonshme. “Marca”, nw fakt, i ka thurur elozhe atij, duke i çuar një mesazh indirekt Juventus-it.

“Ka nga ata që këto ditë shkojnë në kinema për të parë Spidreman ose Aquaman, por ka edhe nga ata që qëndrojnë në Wanda Metropolitano për të parë një tjetër superhero. Nëse nuk do të ishte për Oblak, Espanyol mund të kishte marrë tri pikët dhe askush nuk do të çuditej”.

Më pas “Marca” specifikoi rastet kur portieri ishte vendimtar në ndeshjen e La Liga: “Në fillim Borja Iglesias dhe më pas Baptistao, vunë re se slloveni nuk ishte vetëm i madh, por gjigant”.

Related posts

E ardhmja e DEMBELE/ BARCELONA ndan mendjen PËRFUNDIMISHT për FRANCEZIN

Isa.Autor

Vdekja e Astorit, reagon Lorik Cana (FOTO)

Q.Autor

PRAPASKENAT E BUJSHME/ Gënjeshtrat dhe të vërtetat, Higuain u ndje i tradhtuar nga Milani

Delo.autor

Leave a Comment