Politikë

PROTESTA E STUDENTËVE/ Profesori këshillon Ramën të jepet fund kësaj. Kryeministri: Thellohu shoku Mehmet…

Kryeministri Edi Rama ka marrë këshilla nga pedagogë të Gjeologjisë si t’i jepet fund protestës së studentëve.

Një pedagog i Hartografisë i thotë Ramës që të mbledhë një grup specialistësh dhe pasi ti ketë diskutuar, të dalë dhe ti sqarojë studentëve pikat që realizohen.

Kjo këshille duket se nuk e ka bindur kryeministrin, i cili thotë se është e pamundur të bëhet ajo, pasi nuk është produktive, raporton Ora News.

Sipas Ramës, problemi është si dhe kur do të realizohen pikat që kërkojnë studentët.

Pedagogu: U bënë 14 ditë që studentët janë në protestë. Ne na dhemb, edhe juve ju dhemb sepse janë qytetarë të këtij vendi, por janë edhe fëmijë tanë.

Problemi është si do t’i tërheqim ata nga protesta, jo me marifete, jo me hedhje, jo  me gjëra, por drejtpërdrejt. Unë kam këtë mendim. Ajo që diskutuat ju vetë ka të bëjë me teknikalitete që studentët nuk i kuptojnë, nuk i kuptojmë as ne, kur vjen fjala për buxhetin, për financimet etj., është vështirë ti kuptojnë.

Kështu që ju siç e keni zakon ta bëni, me një grup specialistësh diskutojini pikat dhe dilni para studentëve dhe thoni për këto qeveria mendon kështu. Kjo është normale Pastaj dialogu, biseda duket sikur e kanë refuzuar studentët dhe ne vihemi në pozitë të vështirë. Studentët refuzojnë dialogun.

Nuk është problemi se e refuzojnë zoti Kryeministër. Problemi është se atyre duhet ti dilet drejtpërdrejt dhe ti thuhet: Unë jam konsultuar me specialistët e mi dhe arritëm në këto konkluzione, 1,2,3,4,5 dhe nëse ato plotësohen studentët janë dakord, nëse s’janë dakord atëhere do kërkohen zgjidhje të njëpasnjëshme.

Sepse po të vijnë atje ata, me siguri edhe unë po të vij atje ngelen. Ne problemet tona i identifikojmë tamam, por zgjidhjen e tyre? Ajo duhet bërë. Prandaj që protesta të marrë fund kjo mendoj se është mënyra që e çon drejt zgjidhjes problemin.

Rama:  U mundova ta shpjegoj, por duket që është e vështirë për tu kuptuar.  Profesor nuk ndodh ajo që mendoni ju. Pse? Sepse një turme e madhe që është aty, ose që nuk është aty, por që është de fakto, ka 700 lloj mendjesh. Thotë jo nuk janë këto.

Thotë thellohu! Kemi jetuar në kohën thellohu, thellohu. Thellohu shoku Mehmet. Epo unë nuk jam shoku Mehmet që të thellohem. Kështu që unë dua që të jetë shumë e qartë. Nëse është fjala që qeveria i pranon apo nuk i pranon këto kërkesa, qeveria thotë: Po i pranon këto kërkesa.

Kur ju thoni të plotësohen çfarë do të thotë të plotësohen?! Sepse ajo e tarifave do në radhë të parë të qartësohet si të jetë, pastaj do periudhën e vetë për ta futur në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe më pas të subvencionohet.

Plotësimi është ky që, që qeveria thotë po i pranojmë kërkesat, tani hajde të diskutojmë si dhe kur. “Kur-i” e zgjidh problemin. Kjo do të bëhet për 1 muaj, kjo do  behët për 3 muaj, kjo për 2 vjet, kjo për 100 vjet. Këto janë ato që thotë qeveria. Pasi diskuton dhe njerëzve nuk i vjen si bombë…Nuk ka sesi, nuk ka plotësim, nuk ndodh ajo. Unë nuk di në histori, nuk kam parë. Ka vetëm një rast kur protestuesit  nuk flasin me qeverinë, kur bëhet fjalë kundër diçkaje.

Ndal luftës në Vitenam, nuk kemi çfarë diskutojmë bashkë. Edhe u bë Amerika zjarr dhe e arritën.

Ndal armëve kimike, nuk ke çfarë diskuton. Thuaj jo, ose mua më ke këtu. Kjo është për të thënë një jo ose po.

Ose ajo pika 4 e famshme e VKM. Unë pse e bëra menjëherë, sepse ajo është ose lërë ose hiqe. Nuk ke çfarë të flasësh për pikën 4. Por kur thua rrit buxhetin, përgjysmo tarifat, këto duhen diskutuar. Këto janë bëj bëj bëj dhe kur janë te e bëra është si duhen bërë?

Profesori: Studentët nuk mund të thonë “si”, sepse ata nuk e dinë.

Rama: Profesor nuk po them që ta thonë studentët “si-në”, por duhet të merremi vesh kujt ti themi kërkesë e plotësuar. Nëse unë dal dhe them kjo do bëhet kështu apo kjo kështu pa folur me njeri, do dalë njëri dhe do thotë që kjo nuk është kështu.

Related posts

ZGJEDHJET E “30 QERSHORIT”/ Futbollisti i njohur shqiptar i futet politikës, ja emri (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË NË FAZËN FINALE/ Rama publikon pamjet nga brenda të “Arenës Kombëtare”: Do jetë ndër më të bukurit në Europë (FOTO)

Delo.autor

55 VJETORI I LINDJES/ Presidenti Meta uron legjendën dinamovite: Gjeni i futbollit tonë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment