Futboll Kategoria Superiore Sport

RRIT PRESIONIN TEK LUFTËTARI/ Mezani: E meritonim atë pikë, kemi forcë për të bërë kthesën

Disfata ndaj Kukësit ka rritur presionin te Luftëtari. Gjirokastritët mbajnë vendin e 7-të në Kategorinë Superiore, megjithatë tekniku i bluzinjve, Gentian Mezani është shprehur se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe më rezultative.

Na vjen keq që e humbëm atë pikë që na vlente shumë. Ndoshta nuk bëmë sa duhet për ta marrë këtë pikë. Luajtëm me 10 lojtarë gjatë gjithë pjesës së dytë dhe lodhja ndikoi shumë. Kur je në këtë pozicion dhe në këtë pikë të kampionatit lodhja dhe presioni e rrisin nervozizmin në skuadër. Të gjithë duhet të bëjmë pak më shumë për të marrë pak më shumë. Në momentin që futa një lojtar më difensiv pësova gol

Jo për faj të Rrapës por… . Në momentin që doli Ramadani dhe futa një lojtar sulmues nuk vuajtëm kaq shumë. Në momentin që mendova të zëvendësoja një mbrojtës pësova. Ky nuk është Luftëtari që mund të humbas në Gjirokastër. Rastet tona i kishim dhe mund të kalonim në avantazh para tyre. Skuadra ka një lodhje psikologjike dhe jo fizike. Unë mendoj se mund të jetë një ndër arsyeve. Ndërsa një tjetër është presioni, duke parë dhe pozicionin që kemi në renditje.

Merkato? Të gjithë lojtarët që luajnë sot me Luftëtarin kanë një kontratë këtu. Kemi dhe 3 ndeshje dhe më pas do të vendosim. Momentalisht kam lojtarë që mund të japin më shumë dhe kanë cilësi. Dëshiroj që në Gjirokastër të fitoj gjithmonë , madje dhe kur barazojmë më duket si disfatë.”-tha Mezani.

Related posts

YLLI GOMEZ DREJT LARGIMIT NGA ATALANTA/ Drejtori sportiv i Milan-it: Ne nuk duam të përfshihemi në këtë çështje

Delo.autor

HOLANDË-ANGLI SHKON NË SHTESË/ 30 minuta emocione për finalen e Ligës së Kombeve

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Belgjika “fundos” Islandën me “MANITA”, Anglia “ngec” kundër Danimarkës

Delo.autor

Leave a Comment