Futboll Premier League Sport

SFIDA NDAJ BRIGHTON/ Emery tregohet i prerë: Torreira as nuk duhet ta mendojë mundësinë…

Trajneri Arsenal-it, Unai Emery ka treguar se nuk do t’i kërkojë Lucas Torreira-s të qetësohet në ndeshjen ndaj Brighton-it. Torreira ka marrë 4 paralajmërime në emër të tij këtë sezon në Premier League dhe ka mundësi të marrë të pestin në ndeshjen ndaj Brighton çka do ta dëmtonte skuadrën e Emery, që udhëton drejt Anfield tre ditë me pas.

Por Emery tregohet i prerë duke thënë:

“Në karrierën time asnjëherë se kam marrë këtë vendim. Do të shkojmë të luajmë me Brighton, me skuadër të plotë, pa pranuar opsione, duke marrë më shumë masa paraprake me lojtarët e mi.”

“Është i njëjti 3 pikësh si me Brighton ashtu edhe me Liverpool-in. Do të luajmë së pari me Brighton, në një ndeshje të fortë dhe të vështirë ku duhet të kem çdo lojtar në 100 % e tij dhe të fokusuar për të fituar.”

“A mund t’i them atij të qetësohet? Nuk e di por s’dua as që ta mendojë mundësinë e një kartoni të verdhë.”

Related posts

Evra drejt rikthimit në Angli, gati nënshkrimi me ekipin e njohur

Q.Autor

MAN CITY FËRKON DUART/ JUVENTUSI e lë të lirë PJANICIN, por do…NJË MAL ME PARA 

Isa.Autor

E PAPRITUR/ Allegri “lamtumirë” Juves në fund të sezonit, vitin tjetër në Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment