Futboll Premier League Sport

SHKARKIMI I MOURINHOS/ Ja çfarë lë pas tek Manchester United “I PAPËRGJEGJSHMI”…

Epoka e José Mourinhos te Manchester United ka mbaruar sot, me shkarkimin e tij. Humbja e fundit kundër Liverpool-it ka qenë përcaktuese për klubin anglez, që të marrë vendimin për ta larguar trajnerin portugez për shkak të dinamikës së çrregullt rezultative dhe në lojë të “Djajve të Kuq” këtë sezon.

Vendi i gjashtë në Premier League për momentin, 20 pikë prapa kreut të klasifikimit, i eliminuar nga Kupa e Ligës prej Derby County. Kjo është “pasaporta” e “Special One”, me të cilën largohet nga “Old Trafford”.

Mourinho e lë drejtimin e Manchester United pas 144 ndeshjesh, në të cilat ka fituar 3 tituj në vetëm dy sezone e gjysmë: Liga e Europës, “Community Shield” dhe Kupa e Ligës. Marzhi i tij i fitoreve në stolin e Manchester United është 58%.

Ai arriti në klubin e “Old Trafford” në vitin 2016, teksa u përzgjodh si kandidati i përsosur për kthimin e ekipit në elitën europiane, çka nuk u arrit nga Louis van Gaal, paraardhësi i tij. Në sezonin e saj të parë, ajo fitoi tre tituj: “Community Shield”, Kupa e Ligës dhe Liga e Europës. Kjo e fundit iu mundësoi “Djajve të Kuq” që të ktheheshin në Ligën e Kampionëve, në sezonin aktual.

Në dy sezonet që Manchester United ka luajtur në konkurrencën maksimale kontinentale ka arritur të kualifikohet në fazat me eliminim direkt. Sezonin e kaluar u eliminua nga Sevilla, në raundin e dytë, ndërsa këtë sezon u rendit i dyti në grup. Në 1/8 finale të Champions-it do të ndeshet me PSG, por Jose Mourinho nuk do të jetë më në timon.

Problemi kryesor që trajneri portugez ka pasur në këtë sezon të tretë në futbollin anglez kanë qenë rezultatet në Premier League. Në sezonin e parë, ekipi u rendit në vendin e gjashtë. Mourinho i përmirësoi numrat e tij në mënyrë të konsiderueshme në sezonin 2017-2018, duke u renditur i dyti, por me 19 pikë distancë nga Manchester City.

Këtë sezon, situata është aq shqetësuese, saqë i kushtoi pozicionin si trajner. Manchester United është i gjashti në klasifikim, 20 pikë prapa vendit të parë. Përqindja e fitoreve ka rënë në 42%, diçka e pakapërdishme për një ekip të madh.

Një karrierë plot suksese
Karriera e José Mourinho si trajner është plot suksese. Portugezi ka menaxhuar 909 ndeshje si trajner në shtatë skuadra të ndryshme dhe ka fituar 25 tituj, duke përfshirë edhe dy Champions. Ka edhe disa vlerësime individuale, siç është çmimi i FIFA-s për trajnerin më të mirë të vitit. Klubi, ku ka menaxhuar më shumë ndeshje, është Chelsea, 321. Pastaj vjen Real Madridi, me 178 ndeshje dhe Manchester United, me 144 ndeshje.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Dinamo-Kukësi. Rezultati 0-1

Delo.autor

REAGIMI I VENDLINDJES/ Nderrohet edhe fotografia tek “Rruga Mesut Ozil”

Isa.Autor

NGA MESSI TEK DONNARUMMA/ Ja lista e lojtarëve që do të ndezë merkaton e verës…

Delo.autor

Leave a Comment